Deputeti nuk mund të arrestohet pa heqjen e imunitetit

Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës gëzojnë imunitet nga ndjekja penale vetëm për veprimet e tyre të ndërmarra në kuadër të fushëveprimit dhe përgjegjësive të tyre si deputet dhe nuk gëzojnë imunitet nga ndjekja penale për veprat e kryera para se të zgjedhën deputet apo vepra të kryera jashtë fushëveprimit dhe përgjegjësive të tyre si deputet.
Kështu ka deklaruar Kryeprokurori i Shtetit, Ismet Kabashi pas kërkesës së mediave për interpretimin të rastit të imunitetit të deputetit Fatmir Limaj.Sipas njoftimit të Kryeprokurorit të Shtetit, kjo çështje është e rregulluar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me Ligjin për të drejtat dhe përgjegjësitë e deputetit.
Organi që zbaton procedurën penale nuk është i detyruar të vërtetojë sipas detyrës zyrtare nëse gëzon një person imunitet dhe nga personi që gëzon imunitet varet nëse do thirret në imunitet.
Prandaj Prokuroria e Shtetit vlerëson se nuk ka bazë ligjore për të kërkuar heqjen e imunitetit për ndjekje penale për të cilën vepër deputeti nuk gëzon imunitet.