E Diel, 1 Nëntor 2026

Të mërkurën protesta në tërë Kosovën

Të shqetësuar me zhvillimet e fundit në vend, Kryesia e OVL të UÇK-së, në mbledhjen e mbajtur sot diskutoi për arrestimet e luftëtarëve të UÇK-së dhe për bisedimet Kosovë-Serbi.
 

Kryesia vendosi që të mërkurën e ardhshme, më 23 mars, në oren 12:00, të mbahen protesta në të gjitha qytetet e Kosovës.
“Në protesta, do të kundërshtohet demonizimi i luftës çlirimtare nga misioni i EULEX-it dhe do të paraqiten kërkesat e veteranëve, invalidëve dhe familjeve të dëshmorëve rreth rolit të këtij misioni”, thuhet në një njoftim të OVL të UÇK-së.
 

Lidhur me bisedimet Kosovë-Serbi, OVL të UÇK-së kërkon që si temë e bisedimeve të futet edhe Kosova Lindore (Presheva, Medvegja dhe Bujanoci). OVL të UÇK-së kërkon që të gjitha të drejtat që i njihen minoritetit serb në Kosovë, të vlejnë edhe për shqiptarët e Kosovës Lindore.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›