E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjenerali Buehler takon Bogdanovicin:Dialogu në vijësi

Komandanti i KFOR-it, gjenerali Erhard Buehler priti të premten në Shtabin e Përgjithshëm të KFOR-it në Prishtinë, ministrin për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanovic.
 

Ministri Bogdanovic informoi gjeneralin Buehler mbi dialogun e zhvilluar midis Prishtinës dhe Beogradit dhe mbi raundin e dytë të bisedimeve të planifikuar në fund të marsit.
 

“Të dy bashkëbiseduesit e vlerësuan pozitivisht domosdoshmërinë e vazhdimit të dialogut si rast të mirë për të përmirësuar jetën e qytetarëve në Kosovë. Mes te tjerash thuhet se vetë fakti që të dyja palët bisedojnë është një kontribut i mirë për stabilitet në rajon. Në këtë takim është biseduar edhe për zhvillimet në veri të Kosovës, ku është arritur të mënjanohen disa keqkuptime mbi ngjarjet e javëve të fundit. Palët ranë në një marrëveshje që të vazhdojnë thellimin e bisedimeve, me qëllim të evitimit të problemeve në pajtueshmëri të dyanshme”, thuhet në një deklarate të KFOR-it.
 

Gjenerali Buehler ka ritheksuar edhe njëherë qëndrimin se KFOR-i,i cili bartë përgjegjësinë e pandashme për siguri në tërë territorin e Kosovës.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›