Reporteri gjerman i CDU Te gjithe prisnin denimin e Metes
Raportuesi i partise me te madhe ne Gjermani per Shqiperine Roderich Kiesewetter kritikoi sistemin e drejtesise ne vend ne kuader te pabesueshmerise qe ka ngjallur tek publiku per vendimet e dhena. Perfaqesuesi i kristian-demokrateve gjermane CDU qe jane pjese e partive te djathta popullore ku aderon dhe Partia Demokratike Shqiptare ne nje interviste ekskluzive per radion gjermane Deutsche Welle kritikoi vendimin e gjykatave per rastin e mosdenimit te ish-zevendeskryeministrit Ilir Meta. Sipas tij ky ishte nje vendim ne kundershtim me pritshmerine e publikut dhe se gjykatat shqiptaret nuk ishin te besueshme teksa shqyrtonin ceshtje per zyrtaret e larte. Roderich Kiesewetter theksoi se ai personalisht nuk e kuptonte pse gjykata kishte ndermarre vendimin per ta shpallur Ilir Meten te pafajshem. Ne rastin e Ilir Metes gjykatat nuk moren nje vendim te kuptueshem. Njerezit prisnin ne fakt qe ai te denohej e nuk kuptohet se perse gjykatat kane marre nje vendim te tille. Pyetja qe lind ketu eshte se a kemi te bejme me nje proces qe eshte bere ne perputhje me ligjet dhe drejtesine Per kete ka dyshime dhe gjykatat nuk arriten qe ti hidhnin poshte ato - theksoi perfaqesuesi i partise se kancelares gjermane Angela Merkel. Sipas tij eshte detyrim i gjykatave shqiptare qe te fitojne besimin e publikut. Kur ka dyshime nuk ka besim dhe gjykatat duhet te gezojne me shume besim ne popull - rekomandoi perfaqesuesi i CDU-se gjermane. Nga ana tjeter raporteri i partise gjermane per Shqiperine theksoi se per europianet kishte shume rendesi menyra sesi do te zhvillohej hetimi dhe gjykimi per ngjarjet e 21 janarit duke shprehur shqetesim per faktin se ende nuk ishte zbardhur se cilet ishin dorasit e vertete te ngjarjes. Per hetimet rreth 21 janarit nuk eshte sqaruar ende se cilet jane dorasit e vertete. Ketu duhet punuar bashkerisht per te vene drejtesine ne vend. Nje gje e tille nuk duhet te ndodhe me kurre por ajo nuk duhet mbuluar - theksoi Roderich Kiesewetter. Sipas tij ne Shqiperi eshte krijuar pershtypja se politikanet nuk denohen dhe se fati i qytetareve te thjeshte eshte i ndryshem nga ai i atyre qe zoterojne pushtet. Njerez qe e njohin situaten juridike ne Shqiperi thone se eshte krijuar pershtypja se ka nje drejtesi per disa politikane te perzgjedhur dhe nje tjeter per shqiptaret e thjeshte. Para ligjit dhe drejtesise te gjithe duhet te jene njesoj. Pra edhe ketu ka shume dyshime. Dhe per sa kohe qe ka dyshime duhet punuar per heqjen e tyre - theksoi reporteri i CDU-se per Shqiperine. Nga ana tjeter ne menyre te prere ai nuk e shikon Shqiperine nje vend qe eshte gati per te marre statusin e vendit kandidat ne Bashkimin Europian. Sipas tij per marrjen e ketij statusi dhe hedhjen e ketij hapi te rendesishem drejt integrimit duhet te plotesohen disa kritere te mirepercaktuara. Une mendoj se popullsia ne Shqiperi e di shume mire se per cka behet fjale Pra qe te luftohet korrupsioni ne shoqerine shqiptare te luftohet krimi i organizuar dhe qe te sundoje shteti juridik si ne gjyqesi ashtu edhe ne shendetesi. Qe te mos shkoje dikush te bleje me para nje sherbim te mire shendetesor duke i anashkaluar te tjeret dhe qe proceset gjyqesore te mos influencohen nga asgje tjeter vec normave juridike - theksoi Roderich Kiesewetter duke dhene keshtu shembuj konkrete se si duhet te funksiononin gjerat ne vend. Sipas tij te gjitha partite ne Parlamentin e Shqiperise duhet ta kuptojne se bashkepunimi eshte me i mire se perplasja dhe se vetem keshtu Shqiperia do te arrije ate pjekuri politike qe i nevojitet per anetaresim ne BE. Nuk ndihmon bllokada por bashkepunimi sepse sfidat jane shume te medha per te gjithe Europen - keshillon reporteri i CDU-se. Drejtuesi i partise ne pushtet ka kritikuar aktivitetin e Aleances Kuqezi.
Une e konsideroj ate kercenues dhe shpresoj qe partite ekzistuese do te bejne gjithcka qe popullsia te mos bjere ne kurthin e tyre. Rreziku eshte se ne kohe krizash populizmi nxit tendencat nacionaliste. Une apeloj qe bashkepunimi nderpartiak te permiresohet e qe ligjet qe jane te nevojshme per BE-ne te miratohen me shpejtesi theksoi ai.