E Diel, 1 Nëntor 2026

Deputetja Briseida Çakërri, vëzhguese në zgjedhjet parlamentare në Bullgari

TIRANË, 20 prill /ATSH/ Kryetarja e delegacionit të përhershëm të Kuvendit në Asamblenë Parlamentare të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (PABSEC), Briseida Çakërri mori pjesë si vëzhguese në procesin zgjedhor për zgjedhjet parlamentare në Republikën e Bullgarisë.

Në kuadër të këtij misioni, Çakërri, së bashku me kryetarin e delegacionit të përhershëm të Parlamentit të Gjeorgjisë në Asamblenë Parlamentare të PABSEC, Irakli Mezurnishvili, vizituan disa qendra votimi, duke ndjekur nga afër ecurinë e procesit zgjedhor.

Pjesëmarrja në këtë mision pasqyron angazhimin e Kuvendit të Shqipërisë për forcimin e standardeve demokratike dhe bashkëpunimit ndërparlamentar.

/gj.m/j.p/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›