E Diel, 1 Nëntor 2026

Karakaçi pret kreun e Komunitetit të Transportit: Angazhim për detyrimet e anëtarësimit në BE

TIRANË, 20 prill /ATSH/ Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, mirëpriti sot në një takim drejtorin e Sekretariatit të Komunitetit të Transportit, Matej Zakonjšek.

Gjatë takimit, Karakaçi bëri me dije se i rikonfirmoi “angazhimin e plotë të Shqipërisë përsa i përket detyrimeve në kuadër të procesit të integrimit në Bashkimin Evropian”.

Sipas tij, drejtori Zakonjšek theksoi rolin aktiv të vendit në Komitetin Drejtues Rajonal, ku këtë vit Shqipëria mban presidencën, duke e konsideruar atë si një domosdoshmëri për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit rajonal dhe avancimin e prioriteteve strategjike.

“Vlerësuam progresin e bërë në përafrimin e legjislacionit dhe zhvillimin e infrastrukturës, ndërsa theksuam nevojën për të ecur me ritme të shpejta përsa i përket reformave në sektorin e transportit”, nënvizoi Karakaçi.

1 nga 4

/m.q/j.p/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›