E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deputetja e Bundestagut në Tiranë, flet për integrimin dhe bojkotin e opozitës

TIRANË - Një delegacion i Bundestagut gjerman, i kryesuar nga Margrit Wetzel ka mbërritur në Tiranë për një projekt mes parlamentit shqiptar dhe atij gjerman. Në konferencë për shtyp pas takimit me Kryetaren Jozefina Topalli, deputetja gjermane foli për rrugën e integrimit të Shqipërisë dhe situatën politike në vend, e në veçanti për bojkotin e parlamentit nga opozita.

Përsa i përket, bojkotit ajo u shpreh se "Ne kërkojmë të qëndrojmë larg debateve të brendshme të një vendi, pasi edhe s'kemi qenë në momentet e caktuara të këtij debati dhe kërkojmë të mbetemi jashtë politikave vlerësuese mbi të". Duke shtuar se bashkëpunimi pozitë-opozitë është tejet i rëndësishëm në mënyrë që të merren vendime për të ardhmen e vendit.

Ndërsa për aplikimin e Shqipërisë për vend kandidat i BE-së, ajo tha se "është në dorën e gjithsecilit prej vendeve të vlerësojnë momentin, se kur duhet të bëjë kërkesën e tij për anëtar të BE". Sipas saj, Shqipërisë i duhet ende punë derisa të pranohet anëtare e BE. "ne e respektojmë kërkesën e Shqipërisë dhe e mbështesim në rrugën drejt integrimit", shtoi Wetzel.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›