E Diel, 1 Nëntor 2026

OKB: Uria ka prekur mbi 1 miliard njerëz

Pasojat e krizës ekonomike janë akoma më të rënda se ç’mendohej. Një raport i ri i agjencive të Kombeve të Bashkuara për ushqimin dhe agrikulturën ngre alarmin se më shumë se 1 miliard njerëz në mbarë botën janë të uritur e të varfër. Raporti shpjegon se pavarësisht se tregjet financiare mund të jenë stabilizuar disi, investimet në agrikulturë dhe shpërndarjen e ushqimeve për të varfërit kanë pësuar rënie drastike. Është e papranueshme shpejgoi drejtoresha e Programit Botëror të Ushqimit Josette Sheeran, që në shekullin e 21 një në gjashtë persona në botë është i uritur. Shumica jetojnë në Azi, Paqësor, Afrikë, Amerikën Latine dhe Karaibe. Natyrshëm lind pyetja e duhet ekonomitë e zhvilluara në botë të bëjnë më shumë për të shuar urinë dhe ulur varfërinë. Liderët botërorë nuk duhet të mjaftohen me samite e mbledhje por të mobilizojnë dollarët dhe eurot për t’u ardhur në ndihmë me urgjencë të varfërve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›