“Shpejt Shqipëria do të jetë vend me të drejta të plota në BE”
16/10/2009 Presidenti i Republikës jep intervistë për “U.S. News” dhe “World Report”
Topi trajton edhe marrëdhëniet e tij me PD-në
Presidenti i Republikës shprehet optimist për ecurinë e procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Gjatë një interviste për “U.S. News” dhe “World Report”, kreu i shtetit shqiptar ka theksuar se brenda një kohe relativisht të shkurtër Shqipëria do të jetë vend me të drejta të plota në BE. “Unë them se ecuria është pozitive. Nuk mund t’ju them një datë, sepse nuk jam unë ai që përcaktoj ‘deadline’-in e këtij procesi, por jam i bindur se është një proces që do të finalizohet sa më shpejt”, - ka thënë ai lidhur me interesin e gazetarit për kohën e anëtarësimit. Për sa i takon procesit të liberalizimit të vizave, Presidenti i Republikës, pasi përmendi domosdoshmërinë dhe nevojën e shqiptarëve për të lëvizur të lirë, tha se është koha për ta realizuar këtë. Por kreu i shtetit në intervistën e tij nuk ka mënjanuar as hatëmbetjet e forcës politike që e zgjodhi atë gjatë këtyre dy vjetve që ai ushtron postin e kryetarit të shtetit, ndryshe nga dy vjet më parë, kur kryente funksione politike në Partinë Demokratike. “Pa dyshim që ka një ndryshim nga sjellja politike kur je në Parlament nga sjellja e Presidentit. Presidenti duhet të jetë shumë protokollar, duhet të jetë shumë i ftohtë dhe pa emocione në marrjen e vendimeve. Ndërsa debati politik pa dyshim që të përfshin dhe në diskutime të gjata emotive. Unë e kam kaluar këtë krizë, por nuk e di nëse është tejkaluar nga disa që më kanë parë ndryshe disa vjet më parë”, - tha Topi. Në vijim të shpjegimit të kësaj situate Presidenti i Shqipërisë e ka ilustruar me një shembull. “Kjo i ngjan lojtarit të një ekipi, që ka pasur tifozët e vet dhe pas karrierës futbollistike bëhet arbitër dhe do t’i duhet të japë ndoshta dhe ndonjë penallti kundër ekipit të vet, duke ndjekur rregullat e arbitrimit. Megjithatë, unë ndihem mirë. Jam i interesuar që të punoj fort për interesat e njerëzve dhe të Shqipërisë”, - vijoi ai. Presidenti Topi ka bërë një panoramë të arritjeve të vendit tonë, duke nisur nga integrimi në NATO e deri te kërkesa për marrjen e statusit të vendit kandidat për në BE. “Arritjet janë të pamohueshme, sikurse konstatohen edhe probleme, të cilat ende kërkojnë zgjidhje”, - tha ai.
Risitë e integrimit në NATO
“Gjithçka lidhet me sigurinë. Asnjë investitor nuk do të investonte në një terren të pasigurt. Së dyti, lidhet me standardet. Një vend i NATO-s dhe që do të jetë vend i Bashkimit Evropian patjetër që duhet të ketë standarde të sinkronizuara. Ka të bëjë me kushtet për investime, ka të bëjë dhe me investimet në ekonomi”.
Rritja ekonomike
“Nga një analizë e hollësishme e situatës, ndonëse ka mendime të ndryshme për shifrat, mendoj se Shqipëria ka pasur një rritje të pëlqyeshme ekonomike. Besoj se është esenciale të punohet shumë në këtë drejtim. Vetëm zhvillimi i veprimtarisë private do të bëjë të mundur që të kemi një zhvillim harmonik në të gjithë territorin e Shqipërisë.”