E Diel, 1 Nëntor 2026

Deputetja e PL publikon fotot: Policia po godet protestuesit me zara hekuri! Prokuroria të nisë hetimet menjëherë

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka reaguar ashpër ndaj dhunës policore ndaj protestuesve gjatë protestës së 12-të studentore që po zhvillohet në Tiranë.

xhixho

Xhixho ka publikuar pamje të mjeteve që, sipas saj, janë përdorur nga policia për të goditur protestuesit, duke ngritur shqetësimin për përdorimin e plumbave me zara hekuri.

“Ja plumbat me zara hekuri! Këto janë disa nga mjetet me të cilat policia kriminale ka goditur protestuesit!”, shkruan Xhixho në reagimin e saj.

Deputetja i ka bërë thirrje Prokurorisë të ndërhyjë menjëherë dhe të nisë hetimet.

Reagimi i plotë: 

JA PLUMBAT ME ZARA HEKURI!

Këto janë disa nga mjetet me të cilat, policia kriminale ka goditur protestuesit!

Ku është Prokuroria?

Kërkohet hetim i menjëhershëm,  për të identifikuar personat përgjegjës dhe për t’i vënë ata para drejtësisë.

Askush nuk është mbi ligjin!

Kushdo që ka ushtruar dhunë barbare ndaj protestuesve duhet të mbajë përgjegjësi personale.

860224078_28722609184034876_8030854719628697900_n

861811070_2255000898754439_5157804365924680434_n

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›