E Diel, 1 Nëntor 2026

Derbi deciziv? Ndeshje si të tjerat

Milan

“Derbi nuk do të jetë deciziv për titullin. Nuk jemi të tensionuar. Do të jetë vetëm një Inter-Milan, pra një ndeshje që luhet prej 102 vitesh". Derbi tashmë është ndezur. Pak më shumë se një javë më parë, nga sfida kundër skuadrës së Murinjos, Adriano Galiani provon ta zbusë situatën. Me kuqezinjtë -8 pikë larg kushërinjve, me një ndeshje akoma për të luajtur, është e parakohshme të mendosh se përballja ndërqytetëse do të jetë decizive për të ardhmen e dy skuadrave në këtë sezon. Por, administratori i deleguar i Milanit as nuk dëshiron të dëgjojë të flitet për titullin. “Milani nuk beson tashmë në asgjë”. Ai që mund të mos jetë në sfidën decizive kundër zikaltërve është Aleksandre Pato, i cili ende vuan dëmtimin e pësuar në prag të ndeshjes me Xhenoan. “Nuk di të them asgjë, nuk jam mjek, ka rrëfyer drejtuesi milanist. Gjithsesi, Pato është një lojtar i madh”.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›