E Diel, 1 Nëntor 2026

Torres thirrje drejtuesve: Blini lojtarë

Liverpul

Sulmuesi i Liverpulit, Fernando Torres, ka dhënë një mesazh të hapur për pronarët e klubit, duke u bërë thirrje të blejnë lojtarë cilësorë, nëse do të duan të përballen me klubet më të mëdha të Premier League. Dhe pas eliminimit shokues nga “FA cup” të mërkurën, spanjolli ka deklaruar se çdo gjë tjetër veç fitimit të Europa League do të jetë “e tmerrshme” për klubin. Por së fundmi ai ka pësuar një dëmtim, i cili mund ta lërë jashtë fushës për më shumë se 6 javë. Humbja ka vënë në diskutim trajnerin Rafael Benitez, por Torres ka theksuar se faji kryesor është i pronarëve amerikanë, të cilët nuk janë treguar efikasë në merkaton e futbollistëve, gjë që ka ndikuar në aftësinë konkurruese të klubit. “Tani është radha e pronarëve, tha ai për ‘The Times’. Ata duhet të afrojnë lojtarë cilësorë. Nëse ne duam të konkurrojmë me klube si Junajtid dhe çelsi, na duhet një skuadër më e kompletuar”.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›