Derbi i Europes perfundon 2-2

Miqte edhe pse e mbyllen ne avantazh pjesen e pare pas golit ne sekondat shtese me Higuain nuk munden te thyejne tabune e fitores ne San Siro fitore kjo e mohuar nga Filipo Inzagi i cili ne minuten e 60 zevendesoi Ronaldinjon nje zevendesim ky qe ka rezultuar i suksesshem per trajnerin Alegri pasi SuperPipo vetem 8 minuta me vone do te barazonte shifrat ne 1-1.
Italianet nuk mjaftohen me kaq ata gjejne golin e avantazhit serish me Inzagin ne minuten e 78. Sulmuesi italian megjithese ne nje pozicion te dyshimte loje ka shfrytezuar mjaft mire nje top te marre nga kapiteni Gatuzo duke kaluar ne avantazh kuqezinjte.
Por kur po pritej fershellima finale e Hauard Ueb madrilenet godasin me ane te Pedro Leon qe hesht San Siron dhe barazon rezultatin.
Nderkohe ne takimin e tjeter te ketij grupi Aukser mundi me rezultatin 2-1 Ajaksin e Amsterdamit.
Pas ketyre ndeshjeve grupi udhehiqet nga Real me 10 pike i ndjekur nga Milan me 5 Ajaks 4 dhe Aukser 3.
Ne grupin E Roma ka fituar 2-3 ne transferte ndaj zvicerianeve te Bazelit nderkohe qe Bajern Mynih ka shkaterruar 0-4 po ne transferte rumunet e Cluj. Grupi udhehiqet nga Bajern me 12 pike i ndjekur nga Roma me 6 dhe Cluj e Bazel qe mbesin ne kuoten e 3 pikeve.
Fitorja 0-7 e Marsejes ndaj Zilines ishte ajo qe ra ne sy ne ndeshjet e katerta te grupit F ku edhe Celsi mundi 4-1 Spartakun e Moskes. Grupi udhehiqet nga Celsi qe ka siguruar kualifikimin per me tej me 12 pike i ndjekur nga Spartaku i Moskes dhe Marseja me 6 pike dhe Zilina me 0 pike.
Ne grupin H ajo qe ra ne sy ishte fitorja e ukrainasve te Shaktarit ndaj Arsenalit me rezultatin 2-1 ndersa Braga fitoi 0-1 ne fushen e veshtire te Partizanit te Beogradit. Grupi udhehiqet nga Arsenal dhe Shaktar me nga 9 pike te ndjekur nga Braga me 6 dhe Partizani i Beogradit me 0 pike.
Liga e Kampioneve rikthehet me 23 dhe 24 nentor ne ndeshjet e parafundit per kete vit dhe per fazen ne grupe.