E Shtunë, 31 Tetor 2026

Formula 1 Ferrariperqendrim maksimalper garen e Brazilit

BRAZIL- Pista e Brazilit do te prese kete fundjave garen e parafundit ne Formula 1 e cila duket se do te vendose shume se cili do te jete kampioni i ri i botes. Fernando Alonso eshte lideri i kampionatit boteror me 11 pike perpara Mark Veber te Red Bull por pavaresisht kesaj ne skuderine Ferrari nuk besojne se spanjolli do ta siguroje qe kete jave titullin.

Ndonese Alonso i ka fituar pikerisht ne pisten e Interlagosit dy titujt me Renone dhe ne 5 vitet e fundit ka qene pikerisht kjo gare ajo qe ka vendosur kampionin kete here duket se cdo gje do te vendoset ne cirkuitin e Abu Dabise nje jave me pas. Mendoj se Alonso nuk do te ndryshoje asgje ne menyren sesi duhet te sillet ne kete gare - deklaroi drejtori sportiv i Ferrarit Stefano Domenikali. ndash Ai duhet te qendroje i forte te jete perfekt dhe te futet te pakten ne zonen e pikeve shtoi italiani. Fernando Alonso e mori kryesimin e Boterorit ne Korene e Jugut duke perfituar edhe nga dalja jashte e dy makinave Red Bull te Mark Veber dhe Sebastian Fetel. Nese spanjolli eshte ne krye nje merite te madhe ka edhe dueli mes dy piloteve te skuderise austriake qe per shkak te rivalitetit mes tyre kane lene shume pike rruges. Nje gje e tille nuk ka ndodhur te Ferrari madje ne Hokenhajm te Gjermanise Felipe Masa i hapi rrugen shokut te tij te skuadres Fernando Alonso duke shkaktuar akuza te forta nga ana e rivaleve. Domenikali gjithsesi u shpreh i pashqetesuar nga keto zera ndersa sipas tij te gjithe mekaniket jane te perqendruar maksimalisht per garen e Brazilit ne menyre qe te mos perseriten gabimet e bera gjate vitit. Nje tjeter rival per titullin eshte edhe Ljuis Hamilton qe ndodhet 21 pike prapa Alonsos ne vendin e trete.

e.n/A.Latifi/BalkanWeb Lidhje te tjera VIDEO Formula 1 Ferrari perqendrim maksimal per garen e Brazilit

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›