Prokuroria ne renie hetimi i rasteve te korrupsionit
Procedimet penale te nisura per hetimin e rasteve te korrupsionit kane shenuar nje renie nderkohe qe eshte ne rritje numri i dosjeve per krimet e rruges dhe jetes. Shifrat jane bere publike nje dite me pare gjate analizes se punes vjetore te Prokurorise se Tiranes te cilat jane prezantuar nga prokurori i rrethit Sokol Malaj ne prani edhe te kryeprokurores Ina Rama. Keshtu nder te dhenat e punes te organit te akuzes se vitit qe sapo lame pas eshte bere e ditur se jane regjistruar 8299 kallezime te ardhura kryesisht nga policia ose 1013 me shume se nje vit me pare nderkohe prokurori Malaj ka ngarkuar me pergjegjesi per kohezgjatjen e madhe te hetimit Mjekesine Ligjore dhe Policine Gjyqesore. Megjithate per prokurorin Malaj puna e vitit 2010 ka qene e suksesshme per Prokurorine e Tiranes kjo duke u nisur nga fakti se vetem ne 76 raste gjykata nuk ka vleresuar te drejte kerkesat per masat e arrestit te kerkuara nga perfaqesuesit e akuzes Nga ana tjeter kryeprokurorja Ina Rama ne diskutimin e saj qe eshte bere pas largimit te gazetareve ka kerkuar me shume angazhime ne hetimin e krimeve financiare dhe ato te antikorrupsionit si dhe ka kerkuar rritjen e bashkepunimit me policine