E Shtunë, 31 Tetor 2026

Derbi i Torinos i takon Juventusit

Torino ishte në qendër të vëmendjes këtë vikend pasi që ishte nikoqir i derbit të këtij qyteti në mes të Juventusit dhe Torinos, të cilin Juventus e fitoi me rezultat 3-0.

Pjesa e parë ishte më shumë e Juventus, me skuadrën trajnerit Conte që e posedonte më shumë topin.

Torino në këtë pjesë pati vështirësi pasi që në minutën e 36 përjashtohet nga loja Kamil Glik pas një ndërhyrje që komentatorët nuk e komentuan si të ashpër por referi e dërgoi atë në zhveshtore pas fyerjeve që ai bëri në drejtim të tij.

Mundësinë më të mirë që Juventus të kalonte në epërsi e kishte në minutën e 41-të, pas pengimit në zonë të rreptësisë së Pogba, por Pirlo humbi një mundësi të artë pasi që nuk e shënoi nga penalltia.

Pjesa e dytë ishte përsëri me kampionin e Italisë që ishte dominant në fushë.

Goli i epërsisë për Juventusin erdhi në minutën e 57 dhe autor i këtij goli ishte mesfushor Marchisio.

Se derbi torinez do ti takonte Juventusit u pa edhe në minutat në vazhdim.

Në skenë tani ishte sulmuesi tjetër i Juventus, Sebastian Jovionco i cili thëlloi epërsinë për 2-0 për kampionin italian, minuta 67.

Për t’u bërë gjërat edhe me keq për Torinon në skenë del përsëri Marchisio i cili shënon për rezultat 3 – 0 në minutën e 84.

Në fund Juventus 3 Torino 0.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›