Man City, i tronditur nga eliminimi

Me barazimin 1-1 kundër Real Madridit, City u përshëndet nga gara elite e klubeve evropiane dhe atë pas fazës së grupeve në stinorin e dytë të njëpasnjëshëm. Fitorja në duelin e fundit kundër Borussia Dortmundit u duhet për t’u kualifikuar për Europa League dhe Silva ka thënë se eliminimi ka prekur ndjeshëm skuadrën.
“Eliminimi nga Liga e Kampionëve ishte i tmerrshëm”, deklaroi Silva për tabloidin The Sun. “Është dhimbje e vërtetë që na ka tronditur shumë. Në zhveshtore pati shumë fytyra të dëshpëruara pas ndeshjes me Realin dhe në dy takimet e radhës në ligë në Chelsea dhe Wigan. E kemi pasur shumë të vështirë të rikthejmë moralin. Nuk ishte vetëm menaxheri Roberto Mancini ai që ishte i mërzitur. E gjithë zhveshtorja ndihej njësoj”, u shpreh spanjolli i ardhur në City nga Valencia.
Por, Silva është zotuar se skuadra do të japë maksimumin për të mbrojtur titullin në Premierligë. “Eliminimi nga Liga e Kampionëve do të na shtojë angazhimin për të fituar sërish në Premierligë”, përfundoi ai.