Mbretërit “mbretërojnë” në Madrid

Derbi i kryeqytetit të Spanjës në mes të Real Madrid dhe Athletico Madrid i ka takuar edhe kësaj here skuadrës mbretërorë, Real Madrid që fituan me rezultat 2-0.
Skuadra e trajnerit Hose Mourinho u tregua shumë më e suksesshme në këtë ndeshje pasi që erdhi në epërsi që në minutën e 16 me anë të sulmuesit Cristiano Ronaldo.
Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.
Pjesa e dytë ishte përsëri më e mirë për Realin e Madridit.
Kampioni i Spanjës shënoi përsëri.
Kësaj radhe ishte mesfushori Mesut Ozil që ngriti epërsinë në 2-0 për Realin.
Ky rezultat doli të jetë edhe rezultati përfundimtar i kësaj ndeshje.