E Diel, 1 Nëntor 2026

Derbi i kryeqytetit “vishet” bardheblu, mbyllet Java e 6-të e Superiores

TIRANË, 11 tetor /ATSH/ Është mbyllur mbrëmjen e sotme Java e 6-të e kategorisë Abissnet Superiore me tre takimet e luajtura.

Egnatia ka marrë një fitore të rëndësishme në transfertë, duke mposhtur Laçin me rezultatin 2-0, në ndeshjen e vlefshme për javën e 6-të të Kategorisë Superiore. Kampionët e Shqipërisë zgjidhën gjithçka në minutat e fundit, me Loukilin dhe Diabate që vulosën suksesin e rrogozhinasve.

Përballja tjetër, ajo mes Vllaznisë dhe Dinamos u mbyll me rezultatin 1-0 për vendasit, në duelin që u vendos nga supergoli i Muratajt në pjesë të parë. Kështu trajneri i ri Çaba Laszlo, ka debutuar me fitore në stolin kuqeblu.

Ky ishte triumfi i parë për shkodranët në këtë sezon, teksa erdhi në javën e gjashtë të kampionatit. Tani kuqeblutë mund të marrin frymë thellë pas momentit të vështirë.

Ndërkohë në krahun tjetër për Dinamon ishte disfata e dytë në 6 javë. Sfidën e radhës Vllaznia do e luajë në transfertë ndaj Egnatias, ndërsa Dinamo pret Teutën.

Ndërkohë, kryendeshja e kësaj java, derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës u “vesh” bardheblu. Tirana iu imponua me rezultatin 3-1 “demave të kuq”, në një ndeshje që dhuroi spektakël, duke nisur që nga tifozeritë në shkallët e stadiumit “Arena Kombëtare”, dhe në fushën e lojës.

Ndeshja nisi me gol të shpejtë të bardhebluve me Xhixhën në minutën 7-të, por me Partizanin që u zgjua me kalimin e minutave dhe gjeti barazimin me Himallarin në minutën e 36-të.

Rastet nuk munguan edhe në vijim, me Tiranën që rrezikoi disa herë portën e Qirkos ndërsa Aliu dy herë shtyllën e katërkëndorit të Bekajt.

Në fund, bardheblutë gjetën momentin e duhur për të goditur me aksion të Ilevskit (79′), ndërsa kishte kohë edhe për golin e Kish me penallti (85′) për të vulosur një sukses 3-1 të Tiranës.

Java 6 1 nga 2

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›