E Diel, 1 Nëntor 2026

POLONI – Ndalohet i dyshuari për sulmin e planifikuar kundër kryeministrit Tusk

VARSHAVË, 11 tetor /ATSH-DPA/ – Pas një sulmi të dyshuar të planifikuar ndaj kryeministrit polak Donald Tusk, policia ka ndaluar një të dyshuar, njoftoi sot pasdite në platformën X ministri i Brendshëm, Marcin Kierwinski.

”Ai u ndalua në rajonin e Silezisë së Poshtme”, tha Jacek Dobrzyński, zëdhënës i koordinatorit të shërbimeve të inteligjencës.

Tusk falënderoi policinë përmes një postimi në X për veprimin e saj të shpejtë dhe vendimtar.

Ministria e Brendshme kishte njoftuar më herët se kishte marrë informacione që tregonin për një sulm të mundshëm të planifikuar ndaj Tuskut dhe ministrit të Mbrojtjes, Władyslaw Kosiniak-Kamysz.

”Autoritetet e sigurisë e kishin vlerësuar si shumë të lartë gjasën e realizimit të këtyre kërcënimeve”, tha Dobrzynski.

“Ne po e trajtojmë këtë me seriozitet të madh,” tha ai, duke shtuar se ishte thirrur menjëherë një mbledhje urgjente.

Zëdhënësi i qeverisë, Adam Szlapka, i tha transmetuesit TVN24 se Tusk ishte informuar për këto të dhëna.

“Ky sinjal ishte dukshëm më alarmues sesa sinjalet e ngjashme në të kaluarën”, tha ai.

”Tusk po vazhdon punën normalisht”, shtoi Szlapka.

Polonia, anëtare e Bashkimit Evropian dhe e aleancës ushtarake të NATO-s, është një aleate kyçe perëndimore e Ukrainës, e cila po përballet me sulme nga Rusia./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›