Derbi iberik "flet" spanjisht, Portugalia "game over"
Në sfidën e zhvilluar në “Green Point Stadium” të Kejp Taunit, kampionët e Europës i falen këmbëve të të zakonshmit David Vila, edhe këtë herë protagonist. Sulmuesi i Barcelonës la shenjën e tij në minutën e 63-të, kur mposhti portierin Eduardo pas një pasi me thembër të Ksavit.
Megjithë 30 minutat në dispozicion për të barazuar, skuadra portugeze nuk ishte e qartë në veprimet sulmuese. Kristiano Ronaldo nuk u pa në fushë, ndërkohë që përpjekjet e Simaos dhe Tiagos nuk patën rezultat. Përfundon me kaq aventura e Portugalisë, ndërkohë që spanjollët vazhdojnë rrugën drejt objektivit: titulli kampion. Kundërshtari i radhës për “Tërbimin e kuq” është Paraguaji.