E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blatter i kërkon falje Anglisë

Presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, i ka kërkuar falje Federatës angleze të Futbollit (FA), pas incidentit të ndodhur në sfidën Gjermani-Angli, ku u anulua një gol pa të drejtë.

"FIFA natyrisht se do të thërras bordin për të diskutuar mbi teknologjinë dhe rastin e parë për këtë do ta kemi në korrik. është e natyrshme që pas atyre gjërave që përjetuam në Botëror edhe njëherë të vihet në diskutim teknologjia".

"Personalisht nuk më pëlqejnë ato gabimet evidente të gjyqtarëve, por ky nuk është as fundi i kampionatit e as fundi i futbollit, kjo mund të ndodhë. Gjëja e vetme që kam mundur të bëj dje ishte që të bisedoja me dy federatat (meksikane dhe angleze) të cilat janë ankuar drejtpërdrejtë në referim", ka thënë Blatter, në deklaratën e tij të parë shpresëdhënëse për implementimin e teknologjisë në futboll, gjë që u kundërshtua ashpër nga ai viteve të fundit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›