E Shtunë, 31 Tetor 2026

Samuel i gatshëm për Gjermaninë

Mbrojtësi i Argjentinës, Walter Samuel, sipas të gjitha gjasave do të rikthehet në supersfidën çerekfinale ndaj Gjermanisë.

32 vjeçari i njohur si 'Muri', ka pësuar një dëmtim në ndeshjen ndaj Koresë së Jugut dhe që nga ajo ndeshje nuk është paraqitur për Argjentinën. Sidoqoftë, Samuel mori pjesë në stërvitjen e plotë të Argjentinës pas fitores ndaj Meksikës dhe pritet të jetë i gatshëm për Gjermaninë.

Argjentina do të kërkojë t'i hakmerret Gjermanisë për eliminimin në vitin 2006, kur këto dy skuadra të takohen të shtunën në supersfidën çerekfinale mes dy skuadrave me futbollin më të bukur në Botëror.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›