Derbi shqiptar në Ukrainë. Dallku: Fitojmë neNjë nga duelet më të bukura në ndeshje pritet të jetë ajo midis serbit Markoski të Vorsklës dhe shqiptarit Bylykbashi të Krivbasit, “një duel fantazistësh”, shkruan Football.ua.

Publikoje ne:
Sot në Ukrainë luhet derbi shqiptar: Vorskla Poltava-Krivbas, ku në aksion priten të jenë për të dyja ekipet shtatë lojtarë shqiptarë. Dallku, Curri, Januzi për Vorkslën dhe Hidi, Bulku, Bylykbashi e Agolli për Krivbasin. Media sportive ukraianase nuk e ka lënë pa përmendur këtë veçanësi të derbit.
Mbrojtësi i Vorskla Poltava, Armend Dallku: “Është e rëndësishem për në që pas ndeshjeve të Kupës së Ukrainës dhe Ligës së Europës të mos binim në një gjëndje të rënduar psikologjike. Tani ne jemi të sigurt se mund të përsërisim sezonin e kaluar. Gjëndja është shumë e mirë në grupin tonë dhe ne synojmë rezultate pozitive”.
Një nga duelet më të bukura në ndeshje pritet të jetë ajo midis serbit Markoski të Vorsklës dhe shqiptarit Bylykbashi të Krivbasit, “një duel fantazistësh”, shkruan Football.ua. Doriani është kapiten skuadre, Jovani është golashënuesi më i mirë i skuadrës së tij. (Në foto Bylykbashi, me të kuqe, Curri me jeshile).
E Diele, 20 Shtator 2009