Taçi: Ëndërroj të jem pjese e MilanitBiznesmeni shqiptar ishte shume prane blerjes se Bolonjes. Sot luhet Milan-Bolonja

Publikoje ne:
Në Serie A, në Itali, luhet Milan-Bolonja, e gazeta e njohur sportive italiane, “La Gazzetta dello Sport”, ka zhvilluar një intervistë me biznesmenin shqiptar, Rezart Taçi, i cili gjatë muajve të verës u fol se do të blinte Bolonjën, e më pas se ka ndërmend të blejë aksione te Milani.
“A do të jem i pranishëm në Milan-Bolonja? Akoma nuk e di. Gjithsesi, do të bëj tifozllëk për të dyja skuadrat. Zërat për takimet e mia me Galianin? Nuk më rezulton se Silivo Berluskoni ka qëllim të shesë klubin. Ëndërra ime është të hyj te Milani, por nuk përjashtoj dhe rrugë të tjera. Edhe të kthehem e të trokas te Menarinët (pronarët e Bolonjës), kush e di..:”
E Diele, 20 Shtator 2009