E Diel, 1 Nëntor 2026

Pisha: Nuk dalim pa pikë nga ShkodraNë katër ndeshjet e fundit të luajtur në Shkodër, e që u përkasin dy sezoneve të fundit, Dinamo ka mundur të fitojë tre prej tyre, dhe vetëm një herë ka fituar Vllaznia.

Publikoje ne:

Kapiteni i Dinamos, Arjan Pisha (32 vjeç, 3 ndeshje në këtë sezon, asnjë gol) është i bindur për rezultat pozitiv me Vllazninë në Shkodër, në finalen e parakohshme të Kategorisë Superiore. 

Elbasanasi, i cili është shpallur më parë kampion me Dinamon e Tiranën, u kërkua gjatë merkatos së verës me ngulm nga Vllaznia, por tratativa e kënaqshme financiare me 9-herë kampionët e Shqipërisë nuk u përfundua. Kjo për shkak të “besnkikërisë” së Pishës.

Dinamo kryeson pa humbje në tri javët e para, dhe kapiteni blu as e mendon se kjo do të ndodhë edhe në “Loro Boriçi”. “Kemi arritur të fitojmë tri ndeshjet e para. Deri tani jemi brenda çdo objektivi. Vllaznia është një rival direkt, por ne shkojmë sigurisht për tri pikët”, - tha Pisha për mediat sportive. 

Dinamo në dy transfertat e para të këtij sezoni ka fituar me rezultat bindës: 1-3 me Kastriotin (java 1) në Krujë dhe 0-3 me Flamurtarin (0-3) në Vlorë.

Në katër ndeshjet e fundit të luajtur në Shkodër, e që u përkasin dy sezoneve të fundit, Dinamo ka mundur të fitojë tre prej tyre, dhe vetëm një herë ka fituar Vllaznia.

E Premte, 18 Shtator 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›