Derdhja e naftës në gjirin e Meksikës. BP shmang pyetjet, zemërim në senat

Kreu ekzekutiv i kompanisë British Petroleum, Tony Hayward u përball me kritika të ashpra nga anëtarë të një komisioni të Kongresit amerikan, të cilët thanë se korporata e tij ka një të kaluar të karakterizuar nga ndërmarrja e hapave të rrezikshëm, shkurtimi i kostos dhe vënia e përfitimeve përpara sigurisë, hapa këto që ka mundësi të kenë kontribuar në shpërthimin e platformës së shpimit të naftës, pronë e kompanisë Deepwater Horizon, në Gjirin e Meksikës.
Hayward shprehu keqardhje të thellë për këtë katastrofë, por ai tha se është tepër herët të arrihet në përfundime rreth shkaqeve të shpërthimit të 20 prillit. Zyrtari i lartë i British Petrolium Tony Hayward tha se ishte dërmuar personalisht, siç u shpreh ai, kur mësoi rreth vdekjes së 11 personave nga shpërthimi në platformën e kompanisë së shpimit të naftës “Deepwater Horizon” në Gjirin e Meksikës, e marrë me qira nga kompania e tij.
Hayward nuk pranoi t’u përgjigjej pyetjeve rreth dizenjos së pusit dhe nëse kompania kishte vënë re shenja paralajmërimi përpara shpërthimit se pusi kishte shumë probleme. < I mëparshmi