Kreu i FMN në Spanjë. Zapatero: Ekonomia jonë, solide

FMN zbret në Spanjë. Kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Domenik Starus Kahn takohet me udhëheqësit spanjollë mes spekulimesh se Madridi shumë shpejt do t’i kërkojë FMN-së dhe BE-së një paketë ndihme financiare të ngjashme me atë të GreqisëPor kryeministri spanjoll Hose Luis Rodriguez Zapatero e ka hedhur poshtë këtë spekullim duke thënë se vizita e Kahn ka qenë e planifikuar dhe se ekonomia spanjolle ishte solide dhe e qëndrueshme.
Deklaratat e Zapateros u kryen në Bruksel pas takimit të rradhës të liderëve europianë të cilët vendosën të publikojnë rezultatet e një testi që tregon se si bankat do të përballonin goditjet financiare. Në përpjekje për të shmangur krizat e ardhshme, ata gjithashtu ranë dakort të rrisin bashkëpunimin ekonomik dhe të imponojnë sanksione më të ashpëra ndaj vendeve që shkelin rregullat buxhetore. Ky, tha presidenti i Këshillin Evropian, Hermann van Rompuy është një ndryshim i mirëpritur.
Ndërsa borxhet publike në Evropë arrijnë kulmin, liderët e BE-së parashtruan plane për zgjidhje afatgjata - mbikqyrje më të afërt të buxheteve kombëtare dhe ndëshkime më të ashpëra për vendet që nuk i binden këtyre rregullave.
Të nxitur nga Franca dhe Gjermania, udhëheqësit e BE-së janë dakort të imponojnë vendosjen e një takse bankare për të ndihmuar pagesat për çfarëdo krize të ardhshme. Ndërsa synojnë ta shtrijnë më tej inciativën pritet që ënë samitin e ardhshëm të G20-tës, të hasin në kubndërshtimin e vendev të tilla si Japonia apo Kanadaja.
Në samit Islanda mori dritën jeshile për të filluar bisedimet e anëtarësimit, ndërsa Estonia lejen për të përdorur euron nga Janari.
Delina Bitraku
< I mëparshmi