E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, e majta qëndrim të ashpër ndaj qeverisë

Kryeministri Jorgo Papandreu deklaroi në Bruksel se reformat janë në rrugën e duhur për të nxjerrë vendin nga kriza. Por në Athinë partitë e tjera të majta kundërshtojnë ashpër qëndrimin e qeverisë socialiste te Jorgos Papandreu. Liderja e partisë komuniste, Aleka Papariga dhe ai i së majtës radikale Alexis Tsipra, kanë ftuar qytetarët në protesta të metejshme.

“Nuk duhet t’i njohim borxhet e vendit dhe duhet t’i shpallim luftë sulmit të egër të klasave që po bën qeveria Papandreu”, ka deklaruar e majta ekstreme në një komunikatë, ku gjithashtu theksohet se në Greqi kundërshtimi ndaj masave të qeverisë duhet të manifestohet më qartë. Popujt e Europës mund të fitojnë vetëm nëpërmjet angazhimit të përbashkët në një protestë të koordinuar ndërkombëtare.

Situata e rëndë ekonomike e ka futur Greqinë në një krizë të thellë, duke bërë që vendi të përfshihet nga protestat kundër masave të qeverisë megjithatë sipas anketimeve më të fundit partia në pushtet gëzon ende mbështetje në popull. PASOK është 8% para partisë më të madhe të opozitës Demokracia e Re, thonë anketimet e stacionet televiziv Alter.

Në bazë të tyre 28.1%, mbeshtesin Pasokun ,20.1% Demokracinë e Re, të ndjekura nga komunistët e KKE (7%), nacionalistët e Laosit (4.6%) dhe në fund koalicioni i së majtës ekstreme SYRIZA me (3.6%).

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›