E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Dërgimi i armëve, shefi i CIA-s: Kina mund të ndihmojë Rusinë në luftën me Ukrainën

Shefi i CIA-s, William Burns ka deklaruar se SHBA ka informacione të sigurta se Kina është e gatshme të ndihmojë Rusinë me armë në luftën ndaj Ukrainës.

Megjithatë, sipas inteligjencës amerikane nuk ka një vendim përfundimtar nga Pekini.

“Ne jemi të sigurt se udhëheqja kineze po shqyrton dërgimin e pajisjeve vdekjeprurëse. Megjithatë, nuk ka ende një vendim përfundimtar që të jetë marrë deri më tani dhe nuk shohim prova të dërgesave të pajisjeve vdekjeprurëse” shtoi Burns.

SHBA-ja ka informacione se qeveria kineze po konsideron t’i sigurojë Rusisë drone dhe municione për përdorim në luftën në Ukrainë, thane për CNN tre burime të njohura me inteligjencën.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›