E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Gdhendësi i longarit, Agron Selimi, si katragjyshërit kërkon dhe gdhend drurin e majave të maleve

Agron Selimi, nga fshati Bënçë i Tepelenës është nga të paktët gdhendës të instrumentave muzikore frymorë siç janë fyelli, culja apo longari. Ai punon në punishten e vet, për vetë faktin se është marangoz dhe, krahas punës së përditshme për të siguruar jetesën, prodhimi i instrumentave muzikore është pjesë e dashurisë së tij për muzikën dhe drurin njëkohësisht.

Ai ndërkaq është dhe pjestar i grupit polifonik te Bënçës, ku mjaft këngë të tyre janë shoqëruar me tingujt e longarit te luajtur nga vetë Agroni. Gjatë rrefimit, ai shprehet se ka 60 vite që punon me pasion dhe e ka mësuar nga bashkëfshatarët e tij sekretin e kësaj mjeshtërie.

Gjatë bisedës, mjeshtri Selimi thote se materialin për të punuar longarin duhet ta kërkosh në lartësinë e maleve sespe barinjtë, të parët tanë që krijuan fyejt, e kanë zgjedhur me kujdes drurin në lartësi të mëdha. Ai ndërkaq shprehet se për punimin e nje vegle të tillë i merr koheë 3 ditë.

Mjeshtri Selimi, në përfundim apelon ndaj të rinjve që nuk duhet kurrsesi ta braktisin traditën popullore pasi të parët tanë e kanë lënë për ta trasheguar e transmetuar brezave në vijimësi.

Lexoni edhe: Zanatet drejt zhdukjes, Vehip Gagani, samarxhiu që trashëgoi zanatin si traditë familjare

/rtsh/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›