E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Deri dje nuk na afronin te dera”, Rama nga Berlini: Shqipëria vendi i nderit në panair, synojmë 500 mijë turistë gjermanë këtë vit

Kryeministri i vendit, Edi Rama si çdo të martë, u është përgjigjur live pyetjeve të adresuara në platformat sociale.

Ndryshe nga herët e tjera, kryeministri u është përgjigjur pyetjeve nga Berlini, ku po merr pjesë në Panairin e Turizmit, ku Shqipëria mban vendin e nderit.

Rama tha se jemi në një situatë që do ishte e  vështirë të imagjinohej disa vite më parë. Këtë vit (2025) synojmë të presim mbi gjysmë milioni turistë gjermanë, tha kreu i qeverisë.

Rama: Ishin tamam sahat zviceran, bravo një paraqitje fantastike e Shqipërisë, a e imagjinonit dot këtë vetëm disa vite më parë. Ka qenë jo e lehtë të vinim këtu, ishte një situatë skeptike, por vera e vjetshme na ka çliruar shumë. Arritëm në afro 400 mijë turistë gjermanë dhe këtë vit synojmë të kapërcejmë gjysmë milionshin. Turistët gjermanë janë një lloj testi shumë domethënës sepse janë të ngadaltë në marrjen e vendimit derisa hyjnë në një vend, por pastaj janë pushues. Shpenzojnë në mënyrë domethënëse, vijnë nga të gjitha kategoritë.  Shqipëria është vendi i nderit në panair, ndërsa deri dje nuk na afronin as te dera. Kur vinin vullnetarisht i fusnin nëpër disa cepa ku nuk dukeshin fare, ndërsa sot jemi në qendër, vendi i nderit./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›