Largohet Ahmet Prençi në, vënd të tij vjen Hysni Burgaj
29/10/2009 Prençi, këshilltar i ministrit Basha. Sot emërohet zyrtarisht Burgaj
TIRANE- Nga sot Ahmet Prençi nuk do të jetë më Drejtori i Përgjithshëm e Policisë së Shtetit, por këtë post tashmë do e drejtojë kryekomisari Hysni Burgaj, i cili përpara emërimit në këtë post ka qënë zv/drejtor i këtij institucioni. Shkak i i kësaj lëvizje mësohet se është bërë dorëheqja dy javë më parë e Prençit, i cili ka kërkuar Ministrit të Brendshëm pranimin e dorëheqjes për arsye shëndetësore. Një gjë e tillë është bërë me dije në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, të cilët në bazë të propozimit të ministrit Lulzim Basha, kanë vendosur largimin nga detyra të Ahmet Prençit dhe në vend të tij, emëruan kryekomisarin Hysni Burgaj. Mësohet se ish-drejtori Prençi tashmë do të jetë një nga anëtarët e kabinetit të ministrit të Brendshëm, Lulëzim Basha në postin e këshilltarit. Kryepolici Ahmet Prençi, u emërua në krye të Policisë së Shtetit në mars të vitit 2007 kur Ministria e Brendshme drejtohej nga Sokol Olldashi. Prençi ishte drejtor i Policisë së Shkodrës kur mori postin e Policisë së Shtetit. Ai drejtoi Policinë e Shtetit në një kohë kur ajo pësoi valën e dytë të shkarkimeve masive të punonjësve të policisë, ose siç njihet ndryshe “reforma”. Gjithashtu Prençi ishte në këtë post kur u miratua ligji për funksionimin dhe organizimin e Policisë së Shtetit. Ndërkaq përsa i përket kryekomisarit Hysni Burgaj, fillimisht ky ka qënë komandant i postës së policisë në qytetin Studenti, me pas drejtor i policisë në Gjirokastër dhe në Kukës. Në 29 korrik të vitit 2008 ai është emëruar zëvendësdrejtor i Përgjithshëm për shërbimet mbeshtetëse në Policinë e Shtetit duke zëvendësuar Arben Docin. Hysni Burgaj është tani drejtuesi më i lartë i Policisë së Shtetit dhe do ti duhet të hetojë disa çëshje me interes kombëtar, siç është ajo e vrasjes së deputetit Fatmir Xhindi dhe ekzekutimi i 4 policëve të GOS-it në Durrës.
Karriera dhe kualifikimet
Hysni Burgaj ka lindur në vitin 1960 në Shkodër. Ka përfunduar studimet në shkollën e Ministrisë së Brendshme në vitet 1981-1984. Ka përfunduar kursin e plotë të “Drejtimit dhe menaxhimit të lartë të Policisë” organizuar nga Misioni PAMECA në vitin 2007. Gjatë ecurisë në karrierë ka kryer një sërë trajnimesh dhe specializimesh si brenda dhe jashtë vendit nga organizata dhe organizma që asistojnë policinë shqiptare, si MAPE, PAMECA, etj. si dhe në vende të ndryshme të Europës dhe në SHBA. Ka një karrierë të gjatë policore. Nga viti 1984 kur ka mbaruar studimet ka punuar në struktura të ndryshme të Policisë së Shtetit.