E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nje gjetje e mencur edhe per Karten e Adriatikut

Nga Leonard Demi

Ne kete shkrim deshiroj te trajtoj konceptin smart defense te cilin Sekretari i Pergjithshem i NATO-s Anders Fogh Rasmussen e ka kumtuar kete vjeshte ne disa takime te rendesishme nderkombetare si dhe te falenderoj Kol. Thimi Hudhri Kol. Foto Duro dhe gjeneral Arian Zaimin per ndihmen qe me dhane per kete shtjellim.

Sekretari i Pergjithshem i NATO-s kur shpjegon konceptin smart defense thote citoj

Une e di qe ne periudhen e shtrengesave nuk mund te shpenzojme me shume por nuk mund te shpenzojme as me pak. Pergjigjja eshte te shpenzojme me mire dhe me parate qe shpenzojme te marrim me te miren. Te ndihmojme vendet te ruajne kapacitetet dhe te sigurojne te reja. Kjo do te thote se ne duhet te percaktojme prioritetet te specializohemi dhe te kerkojme zgjidhje shumekombeshe. Keto se bashku une i quaj smart defense.

Duke e veshtruar nga pikepamja e vendit tone si dhe nga nje pikepamje me e gjere nga ajo e vendeve te Kartes se Adriatikut ky koncept nuk eshte i vlefshem vetem per NATO-n si nje organizate e mbrojtjes kolektive apo vetem per vendet e medha te Aleances. Ai eshte i vlefshem edhe per ne vendet e vogla te Ballkanit Perendimor dhe na fton te percaktojme nevojat qe mund ti zgjidhim se bashku. Ne keto sfida na duhet te tejkalojme pengesa te cilat u perkasin politikave apo qendrimeve tradicionale ballkanase qe here pas here ngrene krye ne te gjithe rajonin. Sot ne epoken e integrimit euroatlantik jemi te ftuar te zbatojme bashkerisht politika te reja te shekullit njezetenje te bazuara ne Konceptin Strategjik te NATO-s miratuar ne samitin e Lisbones dhe qe kane te bejne me mbrojtjen kolektive menaxhimin e krizave dhe sigurine bashkepunuese. Kesisoj ne fushen e mbrojtjes dhe te bashkepunimit ushtarak sipas konceptit smart defense prioritetet tona jane

i. kapacitetet per te cilat kemi me shume nevoje

ii. te specializohemi per ate qe mund ta bejme me mire

iii. te gjejme zgjidhje rajonale per problemet e perbashketa.

Te gjitha vendet tona kane apo do te kene shtrengesa buxhetore ku nuk mund te menjanohen shtrengesat ne buxhetin e mbrojtjes. Prandaj lind nevoja per zgjidhje te reja. D.m.th. si te sigurojme me shume kapacitete me me pak shpenzime Kjo eshte pyetja qe kerkon nje pergjigje te mencur.

Vendet e vogla si vendet e Kartes se Adriatikut nuk mund ti sigurojne vete te gjitha kapacitetet e kerkuara. Prandaj ne anetaret e Kartes se Adriatikut po te shmangim dhe te leme menjane disa dukuri historike rajonale kunderproduktive do te tregoheshim vizionare fleksibel dhe pragmatiste qe nepermjet politikave integruese euroatlantike te sigurojme ne nivel rajonal ato kapacitete qe nuk mund ti sigurojme ne nivel kombetar. Pervoje suksesi kemi sigurisht bashkepunimin e vendeve baltike por edhe disa elemente bashkepunimi ne kuader te Kartes se Adriatikut 3.

Bashkepunimi sipas konceptit smart defense ne radhe te pare kerkon mbeshtetje politike ne nivel parlamentar dhe qeveritar. Zbatimi i ketij koncepti kerkon rregullime te reja ligjore nga te gjitha vendet e rajonit d.m.th. anetare te NATO-s apo aspirante per anetare si ne NATO ashtu dhe ne BE. Ndryshimet e reja duhet te reflektohen ne strategjine e sigurise kombetare dhe ne strategjine ushtarake te vendeve tona. Siguria dhe mbrojtja e secilit nga vendet tona nuk eshte me ceshtje e vendeve te izoluara por po kthehet dita-dites ne mbrojtje kolektive. Ne kemi sfida te perbashketa perballemi me rreziqe dhe kercenime rajonale e nderkombetare te cilat menaxhohen shume me mire me politika kapacitete dhe zgjidhje rajonale.

Koncepti smart defense mund te shtrihet ne te gjitha fushat qe kane te bejne me sigurine sepse siguria dhe mbrojtja jane ceshtje te lidhura me njera-tjetren por ketu do te perqendrohem ne forcat e armatosura. Per te qene sa me praktike po perpiqem te sjell disa nga drejtimet prioritare ku mund te bashkepunojme sipas primit smart defense. Keshtu mendoj se kemi mundesi te bashkepunojme

1. Ne nivel kombetar.

Ne perpjekjet tona per modernizimin e kapaciteteve kombetare duhet te menjanojme dublime ndermjet forcave te armatosura policise sherbimeve inteligjente njesive te kontrollit kufitar sherbimeve doganore apo ne ndonje institucion tjeter. Nuk mund te kemi cdo gje dhe kudo. Kemi nevoje te kenaqim prioritetet dhe sipas smart defense duhet te kendellim prioritetet e prioriteteve. Ende vihen re dublime te kapaciteteve ne te tri llojet e forcave tokesore ajrore dhe detare. Ne nuk kemi mundesi te perballojme te njejtat kapacitete ne institucione te ndryshme te vendit. Me qellim qe te sigurojme kapacitetet e nevojshme per sigurine dhe mbrojtjen si nje vend anetar i NATO-s Shqiperia po rishikon strategjine e vet te sigurise dhe te mbrojtjes. Gjithashtu po punojme per te hartuar strategjine e re te sigurise dhe te mbrojtjes e cila do te permbaje elemente te konceptit smart defense.

2. Ne sigurimin e kapaciteteve me kritike duke eliminuar kapacitetet e teperta dhe qe perdoren rralle.

Koncepti i perdorimit eshte testi kryesor per forcat e ardhme. Ne nuk mund te zhvillojme dhe te mirembajme njesi ushtarake te cilat i perkasin te kaluares dhe nuk u rezistojne situatave te sotme apo situatave te pritshme te sigurise.

3. Ne nivel rajonal.

Ne kemi shansin te tregohemi vizionare te bashkepunojme me ngushte kur veprojme bashke si dhe te sigurojme kapacitete te perbashketa te cilat nevojiten per te perballuar rreziqet dhe kercenimet rajonale. Ne situata kritike per sigurine asnje vend ne rajon nuk ka mundesi te zhvilloje apo te kete kapacitetet e nevojshme qe ti beje balle i vetem te gjithe spektrit te kercenimeve te sotshme apo te se nesermes. Kur eshte e nevojshme dhe produktive rajonalizimi i disa kapaciteteve mbrojtese bazuar ne standardet e NATO-s do te ishte nje zgjedhje e mencur e cila meriton te merret ne konsiderate nga te gjitha vendet e Kartes se Adriatikut.

4. Ne zhvillimin e kapaciteteve te Procesit te Planifikimit te Mbrojtjes si ne kuader te NATO-s ashtu dhe ne nivel kombetar NDPP.

Kjo veprimtari ka te beje me zbatimin e Objektivave te Forces ose te Objektivave te Partneritetit te vendeve te rajonit te cilat perbejne nje fushe te rendesishme bashkepunimi. NATO sot ndodhet ne nje faze tranzicioni te Procesit te Ri te Planifikimit te Mbrojtjes dhe ne mund te perfitojme nga kjo periudhe per te zhvilluar kapacitetet e nevojshme ne kuader te Nenit 5 te Traktatit te Atlantikut apo te kontributeve qe japim jashte Nenit 5 te ketij Traktati. Per te siguruar me shume duke shpenzuar me pak mund te hartojme nje kuader rajonal per zhvillimin e objektivave specifike te forces apo te partneritetit.

Zhvillimi i koncepteve Single set of forces per strukturen e forces se NATO-s grupet e luftimit te BE EU battle groups dhe UN pool of forces do te jete nje perpjekje racionale e te gjithe anetareve te Kartes se Adriatikut ne kuader te smart defense. Ne nuk mund te perballojme pergatitjen e forcave apo sigurimin e kapaciteteve specifike per secilen nga tri organizatat e mesiperme nderkombetare aq me teper kur te gjitha forcat e percaktuara per operacione nderkombetare duhet te jene te gatshme te marrin pjese ne operacionet kombetare ne cdo kohe.

5. Ne operacionet e drejtuara nga NATO BE OKB apo ne operacione koalicioni.

Te shkojme bashke ne operacione nderkombetare kushton me lire sesa kur shkojme vetem dhe kjo eshte nje fushe bashkepunimi me interes per te gjithe ne. Pervoja e njesise mjekesore ne kuader te Kartes se Adriatikut A3 dhe e operacioneve policore POMLT ne rastin e ISAF-it mendoj se jane shembuj mjaft te mire qe mund ti zgjerojme.

6. Ne zhvillimin e kapaciteteve niche te specializuara.

Te gjitha vendet tona kane njesi tradicionale dhe specialitete per te cilat NATO ka nevoje me te vertete. Ajo qe NATO dhe BE kerkojne nga ne sot nuk jane batalionet e mekanizuara apo te motorizuara por pajisje e municione plasese EOD masa e mjete kunder pajisjeve plasese te improvizuara C-IED polici ushtarake MP ekipe monitoruese operacionale OMLT ekipe policore per monitorim operacional POMLT bashkepunim civil-ushtarak CIMIC ekipe rindertimi ne rang njesie lokale PRT si dhe kapacitete te tjera te specializuara te cilat sigurohen me mire nga vendet e vogla.

7. Ne rastin e emergjencave civile.

Emergjencat civile duhet te jene fusha kryesore e bashkepunimit dhe zhvillimit te kapaciteteve te perbashketa. Dhjetorin e kaluar Shqiperia pati permbytje serioze ne zonen e Shkodres dhe shume vende nga rajoni na ndihmuan te cileve u jemi shume mirenjohes qe na u ndodhen ne veshtiresi. Ne jemi te vendosur te bejme te njejten gje dhe do te vazhdojme te ndihmojme ne raste fatkeqesish te ketij lloji.

8. Ne bashkepunimin sipas konceptit sharing and pooling ne nivel rajonal kur eshte e mundur.

Sharing and pooling mund te jete nje rruge me e pershtatshme per te zhvilluar kapacitetet qe kapercejne mundesite e vendeve tona sic eshte sistemi i menaxhimit te hapesires ajrore rajonale. Po keshtu vendet tona nuk jane ne gjendje te zhvillojne transport strategjik kapacitete inteligjente apo kapacitete te tjera te kushtueshme por ne mund te punojme me programe alternative te bazuara ne nivel kombetar rajonal apo kolektiv.

9. Ne arsimim dhe stervitje.

Perqendrimi dhe bashkefrekuentimi i institucioneve kombetare te arsimit dhe trajnimit kur eshte i nevojshem eshte nje menyre mjaft efikase per te sjelle me prane forcat tona te armatosura si dhe per te kursyer shpenzime te konsiderueshme. Perpjekjet e bera ne kete drejtim jane per tu pershendetur por nje nxitje e re sipas konceptit smart defense do te ishte nje projekt qe mund te mbeshtetej nga te gjitha vendet e Kartes se Adriatikut.

Pooling and sharing mund te zgjerohet me qendrat rajonale te ekselences apo me poligone trajnimi dhe stervitjeje te vendeve te rajonit. Aktualisht ne po punojme te perfundojme qendren e trajnimit ne Bize e cila mund te perdoret nga te gjitha vendet e rajonit dhe me gjere sic eshte edhe rasti i qendres se trajnimit ne Krivollak Maqedoni. Ne vleresojme shume kapacitetet e siguruara nga vendet e tjera te rajonit per kete qellim dhe mendoj se kjo eshte nje fushe e rendesishme per tu marre ne konsiderate nga ekspertet e vendeve tona.

10. Se fundmi por jo pika e fundit smart defense nuk mund te jete plotesisht e suksesshme pa perpjekje ne fushen e kerkimit dhe te zhvillimit.

Nuk mund te gjejme zgjidhje te mencura pa mbeshtetjen e institucioneve kerkimore te mbrojtjes. Zgjidhjet e mencura kerkojne njerez te mencur dhe institucione mbrojtjeje te afta te bazuara ne njohuri dhe praktika novatore. Ministria e Mbrojtjes e Shqiperise po perdor te gjithe potencialin e vet intelektual per te gjetur zgjidhje sipas konceptit smart defense si ne nivel kombetar ashtu edhe per axhendat e sigurise nderkombetare. Edhe pse bashkepunimi ne fushen e kerkimit dhe te zhvillimit eshte nje drejtim i ri ne kuadrin e bashkepunimit rajonal por besoj se do te jape rezultate.

Gazeta Panorama

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›