E Shtunë, 31 Tetor 2026

Politikes shqiptare i mungonte edhe modeli velina

Nga Alban Daci

shte bere tashme e modes qe politika shqiptare te imitoje dhe te pervetesoje nga modelet politike perendimore anet negative. Pak dite me pare ne nje atmosfere totale te ngercit politik ne vend diku ne Durres na u prezantua nenkryetarja e re e Forumit Rinor Demokratik.

Ajo qe vihej re ishte fakti se ajo u prezantua sikur te ishte nje mall stimulues dhe jo ashtu sic duhet te ndodh ne raste te tilla. Pra te zgjidhej demokratikisht dhe pastaj te prezantohej kandidati me mire qe mbart vlera intelektuale sociale dhe qe ka vizione per te bere dicka konkrete ne te mire te shoqerise dhe te vendit ku jeton. Nje dite me pas edhe ne mediat e shkruara u komentua keshtu eventi i radhes ne politike shqiptare u prezantua si nenkryetare e FRD velina e mirenjohur e ekranit shqiptar.

Per te gjithe ato qe nuk jane te informuar velina eshte ne Itali nje fenomen qe ka prekur shume hapesira te jetes duke perfshire edhe ate politike. Velina ne Itali eshte simbol i shfrytezimit te imazhit te gruas vetem per bukurine qe ka dhe seksualitetin qe perfaqeson. Pra simbolizon perdorimin e gruas si objekt bukurie dhe jo per vlerat e rendesishme qe ka pasur qe nga hapat e para te civilizimit njerezor.

Gjithashtu ajo qe ra ne sy ishte fakti se velina ne fjale thjeshte u prezantua nga shefat dhe nuk u fol fare as per faktin se nese u mblodh ndonje organ perfaqesues per ta zgjedhur apo nese u vendos te emerohej per ndonje merite te vecante.

Intelektualet dhe qytetaret te merzitur nga ngerci politik flasin dhe diskutojne se si mund te dilet nga kjo situate. Ndersa politika aktuale mbledhe ca persona dhe ne forme banale dhe jo demokratik del ne nje konference duke na prezantuar nje velin. Atehere nga ky akt lindin disa pyetje legjitime A duhet te zgjidhen ne menyre demokratike personat qe duan te bejne politike E dyta a nuk kishte persona te tjere qe me te vertete kane dhene kontribute te rendesishme ne shoqeri dhe kane eksperienca shume te mira profesionale A duhet te perdoret gruaja si objekt seksual

Sistemi aktual politik eshte jo demokratik si ne nivel forumesh rinore ashtu edhe ne nivelin e zgjedhjeve te lidereve te rritur. Per te kete mjaftojne te citojme dy raste me te fresketa zgjedhjen e kryetarit te FRESH me sakte do te ishte emerim i urdheruar nga lart dhe emerimi ose prezantimi i nenkryetares se FRD sikur te ishte nje objekt seksual dhe asgje me shume. Ne duam ta bejme vendin tone demokratik kur vete sistemi jone politike eshte autokratik dhe shume here edhe despotik sepse nuk ka zgjedhje por emerime.

Gruaja shqiptare ne shoqerine tone dhe ne formimin e shtetit ka nje rol shume te rendesishem. Gruaja shqiptare ne te kaluaren ka qene simboli i sakrifices i dinjitetit diturise dhe deshires per te bere progres ne shoqeri. Prandaj gruaja shqiptare nuk duhet te pranoj te perdoret politikisht nga meshkuj. Grate shqiptare ashtu si edhe burrat shqiptare duhet te luftojne permes dinjitetit dhe diturise per ta cuar Shqiperine drejt Bashkimit Europian drejt demokracise se vertete perendimore.

Gjithashtu pa vene ne dyshim vlerat dhe aftesite politike te kesaj veline Shqiperia ka potenciale shume te mira dhe te rendesishme nga rinia qe jo vetem meritojne te jene pjese e politikes shqiptare por energjite e tyre dhe eksperiencat e tyre do te ishin te rendesishme per realizimin e reformave dhe per integrimin e vendit ne BE. Aty ku nuk ka demokraci nuk mund te kete edhe vlera. Aty ku ka emerime qe kenaqin deshirat e pak personave ka vetem devijim verash abuzim me dinjitetin njerezor.

NOA

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›