Derra të klonuar për transplante të organeve njerëzore
Quhen Apollo dhe Çirçe mini-derrat gjenetikisht të modifikuar që organet e tyre të jenë të përputhshme me organizmin njerëzor në vizionine transplanteve nga kafsha te njeriu. Derrat janë ndër të parët të këtij lloji të rritura në Evropë dhe janë të klonuar në Itali, në laboratorin e Teknologjisë e të Riprodhimit në Kremona, të drejtuar nga Cezare Gali.
Linjat e celuleve të përdorura për t'i klonuar janë vënë në dispozicion të kërkuesve shkencorë në SHBA nga David Sachs, në Masaçusets Spitali Gjeneral i Bostonit.
"Këto janë vetëm hapat e parë"- ka thënë Gali. Në laboratorin e tij janë tashmë disa shtatzani të tjera në të njëjtën linjë të derrave, në të cilat janë shtuar edhe dy gene(Daf dhe Cd39) që kontrollojnë gjakun dhe inflamacionet. Gene të reja kandidate janë në studim në Austri, Francë dhe Portugali në mjedisin e të njëjtit projekt evropian.
"Programi- ka thënë Gali- është që të arrihet të ndërhyhet në mënyrë komplekse dhjetra modifikime, duke proceduar gradualisht në mënyrë që të shtojmë dy në çdo herë, me objektivin final që të arrijmë te kemi reagimin imunitar"