E Shtunë, 31 Tetor 2026

McCormack: Kosova është shtet i pavarur

 

"Statusi i Kosovës është i zgjidhur. Kosova është një shtet i pavarur", ka thënë zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Sean McCormack.

Ai i bëri këto komente lidhur me kërkesën e Rusisë, Kinës dhe Indisë, për vazhdimin e bisedimeve të Beogradit dhe Prishtinës mbi statusin e Kosovës.

Dje, ministrat e Jashtëm të tri vendeve kërkuan rifillimin e bisedimeve Kosovë-Serbi, ndërsa ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov tha se tre shefat e diplomacive kanë thënë se çështja e Kosovës duhet të zgjidhet vetëm në kuadër të ligjit ndërkombëtar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›