E Enjte, 5 Nëntor 2026

Dërsnik, banorët kërkojnë asfaltimin e rrugës

Aksi prej 5 km nga Polena në Dërsnik është i amortizuar duke krijuar vështirësi për banorët e këtij fshati por edhe për fermerët të cilët nxjerrin në treg prodhimet e tyre bujqësore e blegtorale. Banorët tregojnë se para disa muajsh është kryer një riparim i rrugës duke mbushur gropat me asfalt, por sipas tyre një gjë e tillë nuk është e mjaftueshme pasi rruga vazhdon të jetë pengesë për qarkullimin e mjeteve

Kryetari i fshatit Mehmet Zaçe tregon se nga ana e bashkisë së Korçës i është premtuar për rikonstruksionin e plotë të rrugës, ndërsa ka vlerësuar edhe ndërhyrjen e kryer disa muaj më parë për riparimin e rrugës:

Sipas banorëve përveç rrugës kryesore të fshatit Dërsnik, edhe rrugët e tjera të këtij fshati kanë nevojë për ndërhyrje.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›