Gjirokastër, mbi 20 mijë pensionistë përfitojnë shpërblimin e fundvitit

Shpërblimi prej 5 mijë lekësh , për pensionistët ,në këtë fundvit, është mirëpritur nga këta të fundit. Edhe pse një shumë simbolike,sipas të moshuarve , kjo lehtëson sadopak nevojat e tyre në prang festash.
Opinionet e tyre janë të ndryshme. Disa mendojnë se kjo shumë nuk është e lartë ,pasi pensionet janë të ulta . Ndërsa të tjerët thonë “Faleminderit”!
Për moshën e tretë , vemendja duhet të jetë më e lartë dhe rishikimi i pensioneve është patjetër i nevojshëm për ta .
“Për ne pensionistët është një gjë e mirë.Nuk janë shumë, se dihet që nevojat i kemi të larta, por të paktën do blejmë diçka për vitin e ri.
E vlerësojmë këtë shumë , por ne që i kemi pensionet e ulta, s’mund të themi se na zgjidh problemet. Më shumë se një shpërblim është koha të rishikohen pensionet për moshën e tretë.
Unë jam vetë i dytë , bashkë me bashkëshorten .10 mijë lekë na vijnë në ndihmë goxha, se jetojmë në zonat rurale dhe pënsionet i kemi të ulta”, shprehen pensionistët
Në qarkun e Gjirokastrës janë mbi 20 mijë pensionistë, që përfitojnë këtë bonus festiv.