Dervician politika greke kerkon rihapjen e ceshtjes se paktit detar
GJIROKASTR- Ndersa ceshtja e shumedebatuar e kufirit detar me Greqine dukej se ishte lene ne hije rikthehen zerat qe kerkojne zgjidhjen e saj. Sekretari per ceshtjet e diaspores ne partine opozitare Nea Demokratia Theodhoros Salvatos nga fshati Dervician i rrethit Gjirokaster ka deklaruar se kjo eshte nje ceshtje qe duhet te marre zgjidhje.
I ftuar per te marre pjese ne ceremonine e organizuar me rastin e 20 vjetorit te themelimit te organizates se minoritetit grek OMONIA. eshtja e kufirit detar mes Shqiperise dhe Greqise duhet te zgjidhet ka deklaruar Salvatos ne mbyllje te fjales se tij.
Gjykata Kushtetuese ka rrezuar paktin detar me Greqine me pretendimin se jane shkelur haptazi ligjet e vendit. Me nje vendim unanim 9-0 Kushtetuesja i dha te drejte shoqerise civile dhe anuloi marreveshjen qe i falte Greqise ujerat territoriale shqiptare. eshtja e Kufirit me Greqine shkaktoi nje debat te ashper mes medieve e shoqerise civile dhe qeverise qe mbronte fuqimisht aktin.
Organizimi i djeshem ka qene i dyti per pervjetorin e 20-te te OMONIA-s Brenda pak diteve pas atij te zhvilluar nga partia MEGA. Ajo cka binte ne sy ishte pjesemarrja e perfaqesuesve te Greqise zyrtare si zv/ministri i Jashtem Dhimitris Dholis ambasadori grek ne Tirane Nikolas Pazios i cili ka lexuar edhe mesazhin e kreut te shtetit Karolos Papulias konsulli grek ne Gjirokaster Joanis Rizopullos perfaqesues te parlamentit e partive politike greke ndersa mesha eshte mbajtur nga kryepeshkopi Anastas Janullatos. Thuajse te gjithe pjesemarresit e ardhur nga Greqia ne fjalet e tyre kane kembengulur per bashkim dhe unitet ndermjet te gjithe minoritareve.
Per here te pare pas me shume se nje dekade ne ceremoni ka qene i pranishem edhe deputeti minoritar i Gjirokastres Vangjel Dule. Kryetari i organizates OMONIA Vasil Bollano ne fjalen e tij ka akuzuar zyrat e regjistrimit te pasurive te paluajtshme per lojera me qellim marrjen e pronave te minoritareve greke si dhe per nje ekspansion te qarqeve antigreke.
Kryetari i Partise se Bashkimit te te Drejtave te Njeriut Vangjel Dule ka theksuar se OMONIA eshte me e forte se kurre pavaresisht atyre qe i ka cilesuar si presione te shumta nga partia- shtet. Sot eshte nje dite shume e rendesishme ne te cilen te gjithe minoritaret shohin arritjet e ketyre 20 viteve dhe ate se cfare duhet bere me mire ne te ardhmen.
Por askush nuk mund te eklipsoje OMONIA-n e cila sot ashtu sikurse edhe PBDNJ eshte me e forte se kurre pavaresisht se keto 18 muajt e fundit kemi kaluar nje periudhe shume te veshtire presionesh nga partia- shtet- ka theksuar Dule.
Problemet brenda gjirit te OMONIA-s dhe PBDNJ-se cuan fillimisht ne krijimin e fraksioneve te cilat u konkretizuan me krijimin disa muaj me pare te partise MEGA