Plagosja e Lufit kerkohet ndryshim mase per Dabullen

Prokuroria e Tiranes ka depozituar ne Gjykaten e Apelit kerkesen per te rikthyer ne qeli djalin e deputetes
Besnik Dabulla akuzohet per armembajtje pa leje dhe plagosjen nga pakujdesia te nipit te Adil arcanit
TIRAN- Prokuroria ankimon ne Gjykaten e Apelit vendimin e lirimit te Besnik Dabulles djali i deputetes se Partise Socialiste Arta Dade i dyshuar per plagosjen e nipit te ish- kryeministrit te fundit komunist te Shqiperise Adil carcani.
Prokurori i ceshtjes i eshte drejtuar Gjykates se Apelit ne kryeqytet duke kerkuar prishjen e vendimit te Gjykates se Shkalles se Pare qe caktoi masen e sigurise arrest shtepie per djalin e deputetes Besnik Dabullen. Sipas hetuesve ndaj te dyshuarit per akuzen e armembajtjes pa leje dhe plagosjes nga pakujdesia duhet te caktohet masa e sigurise arrest me burg deri ne perfundim te hetimeve.
Kjo kerkese sipas akuzes duhet te pranohet nga Gjykata e Apelit per ta kthyer 31- vjecarin Dabulla ne qeli deri ne perfundim te hetimeve. Sipas ankimit vendimi i gjyqtares Enkelejda Metalia eshte marre ne kundershtim me ligjin dhe duhet te prishet nga Gjykata e Apelit dhe te caktohet ndaj 31- vjecarit masa e sigurise arrest me burrg.
Pavaresisht kerkeses se prokurorise mesohet se nuk ka ndryshuar asnje rrethane lehtesuese apo renduese ndaj 31- vjecarit Dabulla qe nga dita qe gjyqtarja Metalia e vleftesoi te ligjshem arrestin dhe caktoi ndaj djalit te deputetes masen e sigurise arrest shtepie.
Gjithashtu burimet prane institucionit te akuzes konfirmuan se dosja per hetime te metejshme i eshte deleguar oficerit te ceshtjes prane Drejtorise se Policise ne kryeqytet per te kryer nje sere veprimesh hetimore. Qe nga marrja ne pyetje e deshmitareve prezente ne lokalin ku po darkonte i demtuari Edrin Lufi dhe i dyshuari Besnik Dabulla shoket e tyre si dhe mjeket qe i dhane ndihmen e pare te demtuarit Lufi ne Spitalin Ushtarak.
Nga ana tjeter mesohet se institucioni i akuzes ende nuk eshte njohur me raportin e perfundimit te keqyrjes se vendit te ngjarjes dhe ekspertimit balistik e kimik te gezhojes se gjetur dhe rrobave te te demtuarit Lufi. Pervec kesaj edhe ekspertet e Mjekesise Ligjore ende nuk e kane perfunduar raportin per vleresimin e plages se Lufit i njohur si nipi i ish-kryeministrit Adil arcani.
Sipas vendimit te Gjykates se Shkalles se Pare te perpiluar nga gjyqtarja Metalia por qe tashme eshte ankimuar nga prokurori gjithcka ka ndodhur me date 5 janar 2011 aty rreth ores 2100 te darkes kur eshte njoftuar salla operative e Drejtorise se Policise se Qarkut ne Tirane per nje plagosje me arme zjarri ne rrugen Perlat Rexhepi.
Nga hetimet e kryera rezulton se nga kjo e shtene ka mbetur i plagosur shtetasi Edrin Lufi. Gjate keqyrjes se mjetit tip Ford me targe TR 9658 N ne pronesi te 31- vjecarit Besnik Dabulla policia ka gjetur dhe sekuestruar me cilesine e proves materiale nje gezhoje e goditur me nr.makerimi SB-765 R nje predhe e cila mendohet te jete pjese e fishekeve luftarake.
Gjithashtu eshte sekuestruar edhe xhupi te cilin e mbante veshur shtetasi Edrin Lufi ne momentin e plagosjes-thuhet ne vendim.
Nga veprimet e para hetimore sipas akuzes ka rezultuar se plagosja ka ndodhur nga pakujdesia pasi i demtuari dhe i dyshuari kane qene ne gjendje te dehur pasi kishin konsumuar nje sasi te konsiderueshme alkooli. Vete i demtuari me ane te nje deklarate noteriale ka kerkuar nga organi procedues te mos ndjeke penalisht te dyshuarin Dabulla.