E Diel, 1 Nëntor 2026

Plagosi fansin e Stresit policia prangos autorin Xhevahir Gashi

TIRANE- Lufta mes fansave te dy grupeve te repit TBA dhe OTR policia e kryeqytetit arreston mikun e ngushte dhe fansin e Noyzit Rigels Rajku i kerkuar per plagojsen e Denis Dollapit mik i ngushte dhe gjithashtu fans i Stresit Arkimed Lushaj.


Xhevahir Gashi 24 vjec nga Tirana u arrestua dje nga zyra e Hetimit te Vrasjeve dhe Njesia e Operacionale e Drejtorise se Policise se Tiranes te cilet pohuan se i arrestuari u ndalua nga njesia e kerkimit dhe e operacioneve speciale.


Ndersa ishte shpallur ne kerkim nga policia me urdher te prokurorise me akuzen e vrasjes se mbetur ne tentative ne bashkepunim me pasoje plagosjen e nje personi.


Ngjarja per te cilen akuzohet i arrestuari Gashi sipas burimeve te policise ka ndodhur me 25 prill te vitit te kaluar kur ai bashke me dy vellezer dhe persona te tjere u konfliktuan dhe u perplasen me fansa dhe mbeshtetes te Arkimed Lushajt i njohur me emrin Stresi drejtues i grupit TBA. Me pare me 9 dhjetor te vitit te kaluar policia arrestoi po per plagosjen e Denis Dollapit dy vellezerit Bexheti dhe Rigers Kruda perkatesisht 20 dhe 21 vjec.


Denis Dollapi mbeshtetes i Arkimed Lusha i vetequajtur Stresi u sulmua nga tre persona mbeshtetes dhe fanse te grupit rival OTR grup qe ka si solist Rigels Rajku i njohur me emrin e tij te artit Noizy. Nderkaq vec dy vellezerve per kete ngjarje policia ka arrestuar vec dy vellezeve edhe 20- vjecarin Orjal Alla.


Ai ishte arrestuar nga policia pas nje aksidenti me veture qe e kishte lene te plagosur. Pas mberritjes se tij ne spital policia e prangosi ate.


Ngjarja per te cilen akuzohen tashme kater te arrestuarit ndodhi me 25 prill 2010 pas nje konflikti mes dy grupeve te te rinjve qe nisi fillimisht ne nje lokal prane gjimnazit Sami Frasheri.


Palet u konfliktuan ne rruge ne rrugen e Barrikadave duke vazhduar me pas ne bulevardin Zogu i Pare. Nga kjo perleshje mes tyre mbeti i plagosur rende me thike Denis Dollapi i cili ne konflikt shoqerohej edhe nga persona te tjere.


Pas kesaj perplasjeje policia ndaloi dhe shoqeroi disa persona dhe shpalli ne kerkim te dyshuarit e ngjarjes.


Konfliktet mes tyre kishin nisur ne rrjetin social facebook fillimisht si nje gare fansash dhe grupesh muzikore se cili prej tyre kishte me teper fansa apo se cili prej tyre ishte me artist apo kengetar me i mire. Konkurenca per artistin me te mire dhe per me teper fansa la tashme skenen dhe studiot e regjistrimeve per te zbritur ne rruge me arme dhe me thika.


Plagosja e Dollapit me arme zjarri duket se ishte kulmi i perplasjes mes dy grupeve pasi mes tyre kishin kohe qe kishin nisur me fyerje kercenime shantazhe dhe presione te ndryshme kundrejt njeri tjetrit.


Te arrestuar per plagosjen e Denis Dollapit

Xhevahir Gashi 24 vjec
Bexheti Kruda 20 vjec
Rigers Kruda 21 vjec
Orjal Alla 20 vjec

I arrestuar per atentatin ndaj Noizy-t
Denis Dollapi 23 vjec


Denis Dollapi muaj te tere ne spital


Shume muaj pas plagosjes ne perleshjen e ndodhur ne fund te muajit prill te vitit te kaluar ne rrugen e Barrikadave Denis Dollapi ende nuk ka arritur ta marre veten teresisht. Gjendja e tij nuk eshte permiresuar dhe per muaj te tere ai ka qendruar ne spitalin ushtarak ne gjendje te renduar per shkak te plageve te marra ne zemer.


Madje per nje kohe te gjate Denis Dollapi ka qendruar ne sallen e reanimacionit pasi plaga e marre ishte e rende dhe kerkonte vezhgim te vazhdueshem nga mjeket.


Me 5 qershor te vitit te kaluar disa jave pas plagosjes se Denis Dollapit ne rrugen e Barrikadave Jetnis Dollapi kusheriri i Denisit tentoi te vrase me arme zjarri Rigels Rajkun prane Pallatit te Kongreseve ne shenje hakmarrjeje ndaj plagosjes se Denisit.


Rajku sapo kishte mberritur ne Pallatin e Kongreseve ku duhej te merrte pjese ne nje festival muzikor te organizuar nga nje kompani private.


Per fatin e tij Rajku mundi ti shpetonte atentatit policia arrestoi ne flagrance Jetnis Dollapin ne tentative per tu larguar. Pak dite perpara kesaj ngjarjeje dyshohet se Noizy ishte perplasur fizikisht dhe konfliktuar me nje nga personat perkrahes te Arkimed Lushes qe emrin e tij te artit e pelqen ta kete Stresi.


Pak kohe pas kesaj ngjarjeje Rigels Rajkut iu be nje atentat tjeter ne Durres ne te cilin ai serish arriti te shpetonte pa u demtuar. Nderkaq prej disa kohesh Dollapi ka perfunduar denimin e dhene ndaj tij nga gjykata dhe tashme eshe i lire.


Rigels Rajku
Emri i artit Noizy
Grupi OTR

Arkimed Lusha
Emri i artit Stresi
Grupi TBA



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›