Dervishaj Strategjia jone per te permiresuar situaten ekonomike
Parandalimi i fatkeqesive ne raste permbytjesh miremenaxhimi i burimeve te energjise apo edhe bashkepunimi me kompani prestigjioze sa i perket investimeve ne vendin tone jane disa nga pikat kyce qe pritet te permiresojne situaten ekonomike ne vend. Ne nje interviste zv. ministri i Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes Sokol Dervishaj rrefen konkretisht se cpo ndodh me energjine HEC-et si dhe me investimet e te huajve.
Z. Dervishaj vitin e kaluar kemi pasur nje situate te renduar ne aspektin e efekteve qe shkaktuan permbytjet nderkohe qe prodhimi i energjise ishte pozitiv. Si po punoni per te krijuar nje balance qofte per prodhimin qofte per menaxhimin e kaskades se Drinit
Situata e vitit te kaluar te cilen ju e keni ndjekur dhe informuar publikun ka qene nje situate e jashtezakonshme per shkak te prurjeve te medha ne kaskade. Filozofia e re e ministrise eshte qe ti paraprijme ngjarjeve dhe te mos jemi reagues ndaj ngjarjeve kur ato ndodhin apo kur paraqitet nje situate emergjente. Per te ndertuar nje strategji sa me te plote dhe sa me optimale ne lidhje me nje menaxhim sa me efikas te cdo lloj situate te papritur eshte ngritur nje grup pune me ekspertet me te mire te ministrise por edhe jashte saj. Ky grup pune po punon ne lidhje me nje strategji komplekse per perballimin e situatave emergjente te cilat shkaktohen nga reshjet dhe jane pergjegjesi direkte e kesaj ministrie dhe institucioneve te saj te varesise. Njekohesisht po punohet per nje rregullore te re per menaxhimin e kaskades dhe te hidrocentraleve ne menyren se si perballohen situatat ne menyren se si menaxhohen prurjet se si menaxhohet i tere sistemi ne komponentet e tij prodhim eksport import. Kjo eshte nje nga gjerat me te rendesishme qe ministria aktualisht po ben dhe qe shume shpejt do te kete nje produkt konkret te sajin ne menyre qe ti paraprijme sezonit te shirave. Njekohesisht eshte ngritur dhe nje grup tjeter pune shume i rendesishem qe po punon ne lidhje me administrimin e plote te hidrocentraleve qe praktikisht eshte elementi kryesor ne paraqitjen apo ne shfaqjen e nje situate emergjente. Edhe ky grup pune eshte i perbere nga ekspertet me te mire te ministrise dhe te institucioneve te varesise por dhe nga eksperte te jashtem qe kane punuar gjate dhe kane te gjithe ekspertizen e nevojshme ne perballimin e situatave te tilla. Situata ne sistemin hidrik shqiptar dhe ne institucionet e administrimit te tij ministri apo KESH eshte nje situate shume e shendetshme dhe pozitive qofte ne pikepamje te administrimit te sistemit por edhe te produktit qe i ofrohet publikut si dhe te ardhurave qe krijon vetem Koorporata per te investuar me pas ne permiresimin e teknologjise dhe ne tere sistemin e vendit. Nisur nga kjo mund te themi qe ky eshte nje vit i shendetshem per Korporaten Elektroenergjetike Shqiptare dhe per te tere sistemin elektroenergjetik ne vend. Po punohet per nje administrim sa me optimal dhe sa me pozitiv te tij. Praktikisht ju e keni transmetuar situaten muajin e kaluar dhe pse ne disa momente u krijua nje panik i panevojshem pasi reshjet e shiut muajin e kaluar krijuan nje gjendje te ndryshme nga ajo e perditshmja e cila u menaxhua ne kohen e duhur ne bashkepunim me te gjitha institucionet e tjera te shtetit shqiptar. Duhet te kemi nje gje parasysh. Ministria dhe institucionet e saj te varesise jane pergjegjese per administrimin e sistemit elektroenergjetik ne vend. Ne rastet e shfaqjes se nje emergjence nuk eshte vetem ministria qe ka pergjegjesi direkte por eshte e gjithe struktura e perballimit te emergjencave ne vend si Ministria e Brendshme me institucionet e saj apo i tere pushteti vendor. Keshtu qe eshte shume e rendesishme se cfare ben kjo ministri apo se si operon ajo ne bashkepunim me institucionet e tjera per te rritur ndergjegjesimin publik per te informuar publikun ne kohen e nevojshme ne kohen e pershtatshme para perballimit me nje situate emergjente ne menyre qe qytetaret dhe pushteti vendor te jene te pergatitur per cdo situate qe mundet te shfaqet. Ne kete kuader mund te themi qe ministria po ben maksimalisht detyren e saj dhe besojme qe ky vit nuk do te na perballe me situata te ngjashme si ajo e vitit te kaluar.
Ju folet ne aspektin e pergjithshem. Me konkretisht si po ecen prodhimi i energjise elektrike eksporti dhe sa presim te fitojme nga ky aktivitetet
Ndonese Koorporata eshte nje institucion publik aktiviteti qe ajo ushtron eshte nje aktivitet biznesi dhe vetem duke hyre ne marredhenie te tilla biznesi ajo mund te forcoje poziten e saj ne treg dhe me gjere. Koorporata shet energji kur situata eshte e favorshme prurjet dhe niveli ne kaskade jane te tilla qe e lejojne nje gje te tille pervecse ofron kapacitetet dhe prodhimin e saj per tregun e brendshem nderkohe qe kur situata paraqitet e ndryshme apo eshte me e qete ne kushte me optimale padyshim qe importon energji elektrike per ta shperndare ate ne sistem. Duhet te kemi parasysh qe Korporata nuk eshte me ajo qe ka qene sepse nje pjese e sistemit eshte privatizuar eshte decentralizuar vendimmarrja cka e ka bere dhe me efikas administrimin ne teresi te problematikes dhe sistemit hidrik ne vend dhe te asaj qe qytetaret shqiptare duan te kene furnizim me energji elektrike pa nderprerje dhe nje gje e tille po arrihet gradualisht pavaresisht veshtiresive qe paraqiten. Per sa i perket linjave te interkonjeksionit po punohet jashtezakonisht shume per vendosjen apo per implementimin e disa projekteve te rendesishme si linja 400 kv me Malin e Zi e cila eshte drejt perfundimin e saj. Po punohet dhe per projekte te tjera po kaq te rendesishme sikurse eshte linja e interkonjeksionit me Kosoven. Keto linja do ta lidhin tregun dhe rrjetin shqiptar me rrjetet rajonale ne kuader edhe te nje strategjie rajonale per krijimin e nje tregu rajonal te energjise i cili i pergjigjet kerkesave dhe interesit te kohes zhvillimit te vendit dhe zhvillimit integrues te te gjithe rajonit. Keshtu qe mund te themi se Korporata ka zhvilluar nje politike shume agresive dhe optimiste qofte ne eksport apo ne import te energjise elektrike dhe situata e saj financiare eshte mjaft pozitive.
Cmimet e tregut i krijojne mundesi Korporates te punoje me fitim
Absolutisht po. Koorporata sot eshte me fitim dhe eshte shume e rendesishme qe sa me i suksesshem te jete operimi i saj dhe gjendja financiare aq me shume kapacitete financiare clirohen per tu investuar me tej ne gjithe sistemin e vendit ne menyre qe te gjithe prioritetet qe ka qeveria por edhe te gjitha kerkesat qe ka koha dhe zhvillimi i vendit te perputhen dhe ne pershtatje me njera-tjetren.
Nje element i rendesishem i sistemit energjetik eshte pjesemarrja e privateve ne treg. Ligji i koncensioneve e ka krijuar kete hapesire dhe pas hyrjes se tij ne fuqi pati shume interes per te ndertuar HEC-e te vegjel apo projekte te tjera te medha. Si paraqitet sot ky interes
Ka nje interes ne kete fushe i cili nuk eshte ne renie. Duhet te kemi parasysh qe ne operojme ne tregun shqiptar i cili eshte ende i pastabilizuar ne te gjithe parametrat dhe komponentet e tij. Keshtu qe edhe koncensionaret ne disa raste jane vene para veshtiresive qe nuk kane te bejne thjesht me angazhimin e tyre te drejtperdrejte me gjendjen e tyre financiare dhe investimin e tyre por edhe me marredheniet qe kane me strukturat e ndryshme te shtetit. Kjo pasi pas marrjes se koncesionit ka disa hallka te tjera qe duhen zbatuar ne perputhje me ligjin per te marre lejet e nevojshme ne nivelet e pushtetit qendror apo edhe atij vendor. Interesi eshte i madh dhe futja e sa me shume operatoreve e prodhuesve te tjere ne treg vetem e fuqizon tregun nuk e demton ate sepses sa me shume energji te kaloje neper rrjetet e shperndarjes aq me optimale behet situata ne vend dhe aq me i madh eshte kapaciteti per te prodhuar per ti ofruar biznesit dhe per te eksportuar.
Para pak muajsh eshte folur per rreth 90 kontrata koncesioni me rreth 230 hidrocentrale te vegjel per tu ndertuar A ka te tjera qe presin per tu miratuar
Ka kerkesa qe jane duke u shqyrtuar duke u pare te gjithe parametrat e tyre studimi i fizibilitetit plotesimi i kuadrit ligjor impakti ambiental fuqia ekzekutuese e koncensionit. Interesi eshte ne rritje. Shqiperia per vete pozicionin e saj per vete karakteristikat e saj per vete faktin qe kryesisht prodhimi i energjise eshte ne baze te ujit e ka kete nje prioritet. Pavaresisht zhurmes dhe spekulimeve te medha qe behen duhet te jemi te qarte qe nje koncensionar ne fund te fundit do te investoje parate e tij ne nje hidrocentral te cfare do lloj permase qofte ai ne nje TEC apo ne nje veper tjeter ne fushen e energjise. Keshtu qe nuk duhen paragjykuar koncensionaret por duhet rritur dhe forcuar mekanizmi i kontrollit i ndjekjes ne vazhdimesi te zbatimit te procedurave kur behet ajo optimale kur behet efikase ne menyre qe keto koncensionare te jene sa me pare aktore ne tregun e energjise.
Ka pasur nje perceptim sipas te cilit i gjithe sulmi politik i ndertuar mbi koncensionet e dhena krijoi nje stepje qofte te ata qe donin te merrnin koncensione qofte dhe te bankat qe i financojne. Bie ne sy kjo dukuri apo ndodh e kunderta interesi vazhdon te jete i larte
Politika ne disa raste luan edhe nje rol frenues sepse duke spekuluar me kompani apo me emra individesh ne nuk i sherbejme sistemit pavaresisht se shpesh here kjo pretendohet se behet ne kuader te transparences. Por per transparence te publikut nje koncension nuk eshte nje investim publik. Eshte nje investim privat ne sherbim te interesit publik. Padyshim cdo operator privat ka per qellim dhe interesin e tij te fitimit. Por operimi i tij optimal e shendosh tregun dhe eshte nje oportunitet me shume per sistemin per interesat e publikut te gjere biznes apo qytetar. Nuk duhet pare kjo me keqdashje por duhet pare me nje sy pozitiv dhe optimist. Duhen vene ne levizje te gjitha mekanizmat qofte te kesaj ministrie por te shtetit ne teresine e tij i cili ka pergjegjesi konkrete per monitorimin e implementimit ne terren te koncensioneve konkrete. Te gjitha koncensionet e dhena jane dhene mbi bazen e kritereve shume te forta te parametrave te forta teknike ambientale dhe financiare te cilat koncensionari duhet ti plotesoje para se te marren lejen perkatese. Me pas ai kalon ne nje sere procedurash dhe hallkash te tjera ne te gjitha nivelet e shtetit per te marre lejet perkatese. Zhurma e madhe qe behet nuk i sherben qellimit pozitiv qe ka ky proces.
Shqiperia eshte e hapur dhe ndaj investimeve te huaja direkte. A ka interes nga investitore te huaj per projekte te medha energjetike
Pervec operatoreve vendas te cilet operojne ne fushen e koncensioneve por qe ne teresine e tyre jane koncensione te vogla me impakt rajonal dhe jo me impakt te gjere kombetar interesi i aktoreve te rendesishem nderkombetar per te investuar dhe per te qene pjese e ketij sistemi ka qene dhe eshte ne rritje. Ka kompani shume te medha firma serioze te cilat kane shprehur interesin e tyre per vepra te medha ne fushen e energjise sikurse eshte Skavica nje veper shume madhore per te cilen ka kontakte te vazhdueshme me kompani shume serioze. Duhet te kemi parasysh qe investitoret e huaj duan te vijne te investojne ne nje vend qe ka parametra sigurie ne nje vend qe ka nje oferte pozitive te pranueshme dhe investimi kerkon garancite e tij. Sa me shume investitore te tille te vijne ne Shqiperi aq me shume vendi yne hyn ne axhenden elektroenergjetike te rajonit por edhe me gjere duke e kthyer Shqiperine realisht ne nje fakt te rendesishem per sigurine ne fushen e energjise ne rajon.