E Shtunë, 31 Tetor 2026

Financat emetohet Eurobondi i pare ne Shqiperi

Ministria e Financave ka emetuar Eurobondin e pare te vendit. Ne njoftimin zyrtar ky dikaster shpjegon se nisur nga nje situate stabilizimi te kenaqshem te tregjeve te kapitalit gjate javeve te fundit dhe pas marrjes se te gjithe autorizimeve nga Kuvendi i Shqiperise u vendos hyrja ne treg per te emetuar Eurobondin e pare te vendit. Ankandi i Eurobondit tashme ka filluar dhe pritet te perfundoje brenda kesaj jave. Operacioni udhehiqet nga dy nga bankat me te medha dhe me prestigjioze ne bote per transaksione te emetimit te titujve sovrane JP Morgan dhe Deutche Bank. Ministria thekson se asnje pjese e Eurobondit nuk do te shkoje per te financuar deficitin buxhetor te ketij viti. Pjesa me e madhe e Eurobondit do te perdoret per te shlyer para kohe kredine sindikale te marre ne maj te vitit te shkuar ndersa sasia e mbetur do te shkoje per te zevendesuar nje pjese te huamarrjes se brendshme afatshkurter te marre ne tregun e brendshem. Megjithese autorizimi per Eurobondin arrin ne 400 milione euro synimi i Ministrise eshte te emetoje nje sasi me te vogel duke analizuar me kujdes strukturen e portofolit te borxhit dhe normen e interesit eventual te Eurobondit. Ministria e Financave beson se transaksioni do te realizohet me sukses dhe thekson se ky emetim perben nje zhvillim te nje rendesie historike per financat tona publike duke konfirmuar kredibilitetin e ekonomise shqiptare per te hyre ne tregun e kapitaleve. Pritshmeria e Ministrise se Financave eshte per nje pjesemarrje te larte te institucioneve financiare nderkombetare qe mund te perfshijne fonde investimesh banka shoqeri pensionesh e sigurimesh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›