E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama Opozita mocion kunder Berishes ne Kuvend

TIRANE-Kryetari i PS-se Edi Rama deklaroi dje gjate emisionit 5 pyetjet nga Babaramo ne News 24 se opozita po mendon nje mocion mosbesimi ndaj qeverise Berisha Mocioni eshte nje mjet demokratik dhe nuk do te ishte keq qe ai te paraqitej ne Kuvend tha Rama. Kryetari i PS-se foli per pershtypjet e tij per martesen me Linda Ramen dhuratat e miqve dhe sfidat e reja politike. Sipas Rames e majta nuk do te lejoje zgjedhje vendore pa u bere transparenca e zgjedhjeve te pergjithshme te qershorit 2009. Rama nuk pranoi te pohonte ose te mohonte rikandidimin e tij per postin e kryetarit te bashkise se kryeqytetit.
Zoti Rama perse nxituat te jepnit nje version politik te vrasjes se kryetarit te komunes se Terthorit Remzi Veseli
Sepse eshte vrare ne menyre makabre nje i zgjedhur i popullit. Eumlshte e dyta here qe ndodh. Jemi ne pritje te reagimit te strukturave pergjegjese te krimit ne Shqiperi. Ne sot kemi kerkuar me force zbardhjen e se vertetes por gjithashtu kemi nenvizuar se per ne kjo eshte nje kembane qe bie perseri dhe jo kembane qe bie per here te pare.
Si i gjykoni deklaratat e ministrit te Brendshem
Une gjykoj qe Sali Berisha ka deshtuar dhe ka deshtuar edhe me rendin dhe sigurine ne vend pasi sot siguria eshte me e ulet se kurre dhe krimi po kap maja te panjohura me pare ne kushtet e nje normaliteti duke pasur parasysh vitin 1997. Ky vit ka shenuar ne rritje rreth 30 te veprave kriminale nga vrasjet deri tek vjedhjet me arme ne dore dhe kjo pamje eshte thjesht pjese e nje mozaiku te deshtimit te Sali Berishes dhe kesaj qeverie ku ben pjese edhe ministri i Brendshem.
Te flasim per dasmen. A eshte ky nje veprim racional i juaji dhe a eshte nje perpjekje per te trukuar imazhin tuaj si kryetar i opozites nga nje bohem u kthyet ne nje njeri tradicional
Ndoshta cudia do te ishte sikur te isha kthyer ne bohem nga nje tradicional dhe jo e kunderta. Besoj se ky eshte nje zhvillim i nje natyre njerezore. I mirekuptoj komentet dhe interpretimet mediatike lidhur me nje ngjarje njerezore per faktin se une mirekuptoj edhe aspektin tjeter qe ka te beje me qenien time politike dhe publike. Por duhet ta rikujtoj qe une jam nje njeri si te gjithe te tjeret dhe ashtu si cdo njeri kam te drejten e lirine e nje te drejte private dhe e zgjedhjeve te mia qe jane zgjedhje te nje njeriu qe kerkon te beje jeten e tij me dashurine dhe besimin e tij drejt nje dashurie.
Tani qe jeni i martuar a mendoni se beqarine e keni pasur nje lloj handikapi
Ashtu sikunder kjo qe ka ndodhur eshte nje ngjarje njerezore ashtu edhe ne te shkuaren une kam qene ne rrugen e jetes sime me te gjitha andrallat dhe deshirat e nje njeriu qe nuk ka qene i pamartuar dje dhe nuk eshte i martuar sot per asnje arsye ne bote vecse per arsyet e zemres dhe mendjes se tij.
Keni deklaruar se do jetoni ne nje shtepi me qira dhe kursimet tuaja jane 3 mije euro. Si eshte e verteta
Une shfaqem ne publik ashtu sic jam dhe sigurisht qe krahasuar me njerezit e varfer une sjam i varfer por as jam nje njeri i pasur. Dhe nuk ka asnje arsye per tu cuditur qe ne do te jetojme ne nje apartament me qira cka nuk do te thote se nuk do te perpiqemi te kemi dicka tonen ashtu sic e kane edhe njerezit e tjere sigurisht kur te krijohet mundesia.
Nuk keni kursyer aq sa te blini nje apartament
Une kam marre nje kredi dikur dhe sigurisht qe bashke me Linden do te jemi ne gjendje te kemi dicka tonen me kalimin e kohes.
A kishte domethenie vendi dhe kjo pjese e dekorit qe ju zgjodhet per te bere dasmen
Ajo ishte nje ftese per nje numer te madh njerezish dhe kjo hapesire u zgjodh per te mirepritur kete numer te madh miqsh dhe dashamiresish.
Cfare kriteresh zgjodhet per te ftuarit
Une mirekuptoj lidhjen e nje dickaje qe une bej me jeten time por nga ana tjeter ju rikujtoj qe une jam njeri si te gjithe njerezit e tjere dhe kam nje jete timen qe kam te drejte ta jetoj si te gjithe te tjeret. Kjo eshte nje ngjarje qe cdo njeri ne rastin tim e ka te pamundur te mos ftoje bashkepunetore miq dashamires gje qe i dha nje pamje madheshtore ne numer asaj feste por qe plotesoi edhe deshiren tone per te trokitur nje gote ne ate moment.
Si ishte ceremonia private e kryetarit te PS-se A kishte njerez te padeshiruar aty
Keto te dyja jane te veshtira te ndahen por une ju siguroj se ne festen tone nuk kishte asnje te padeshiruar.
A kishte mungese te ndonje njeriu qe do te donit te ndodhej
Jam i bindur qe ata qe kane munguar kane munguar per arsye madhore por me kane derguar urimet e tyre.
Po Blushi ishte nje nga ata qe munguan
Edhe ai hyn nder ata qe kane munguar dhe nuk kane munguar te bejne urimin e tyre.
Cndjesi ju la tufa me lule qe ju erdhi nga protokolli i Kryeministrise
Ndjesine e nje detyrimi protokollar.
E vendoset ne nje vazo
Nuk e kam ndjekur me rrugetimin e tufes qe erdhi.
Me ccilesi ishte i ftuar presidenti Topi ne dasme
Ai ishte i ftuar ne dasmen tone si nje njeri i nderuar dhe i respektuar nga Linda dhe nga une.
Cili qe urimi me i bukur
Kam pasur shume urime te bukura por ndoshta pa dashur te bej asnje lloj ndarjeje do te vecoja urimin qe me beri Dritero Agolli futur ne kutine e penes se tij. Nje urim i shkruar me doren qe per shkak te moshes e ka veshtire te shkruaje. Nje tekst i thjeshte por nje deshmi kuptimplote e cila do te mbetet pjese e sirtarit te kujtimeve te mia per pjesen e mbetur te jetes.
Pame ne kete ceremoni kundershtare tuajt si Islamin Marko Bellon. A ka nje lloj domethenieje ardhja e tyre
Une nuk jam nje kryetar qe jam edhe njeri une jam nje njeri qe jam edhe kryetar partie. Njeriu edhe jeta e tij vlen me shume se sa nje rol ne jeten publike si ky qe kam sot dhe marredheniet njerezore jane shume me teper se sa marredheniet e punes te cilat per shkak te punes kane ulje-ngritjet. Aq me teper ne nje parti si e jona qe nuk eshte nje kazerme por nje bashkim vullnetar.
Sa per qind te te ftuarve do kishe ftuar nese sdo ishe kryetar
Pyetja do ishte se sa per qind e tyre do te ishin te interesuar te vinin ne festen e nje piktori. Per shkak te jetes sime kam rrethe miqsh qe shtrihen qe nga arti e kultura deri te politika.
Zoti Rama ka nje merkato deputetesh qe ikin nga PD-ja nga LSI-ja. Vangjel Tavo mbetet ende pezull nderkohe qe ju ka vene edhe nje ultimatum...
Nuk ka asnje ultimatum. Do e mirepres ende sot qe ta takoj Vangjelin dhe te bisedoj me te lidhur me shqetesimet qe ai ka dhe me problemet qe ai thote se ka shtruar por sigurisht qe nuk jane probleme qe mund te zgjidhen ne distance por shtrohen e zgjidhen ne tryezen e diskutimeve te lira mes nesh. Per sa i takon asaj qe quajtet merkato sigurisht qe ka pasur ne historine e parlamentit shqiptar momente te neveritshme shitje te deputeteve por keto momente jane te lidhura me shtrirjen e dores se pushtetit per te terhequr permes ofertave te cfaredolloj natyre deputetet e opozites dhe jo me largime te deputeteve nga radhet e pushtetit ne opozite. Keshtu qe deri ne momentin qe po flasim tabloja eshte kjo qe 2 deputetet kane braktisur radhet e shumices se dale nga zgjedhje te vjedhura qe vazhdon te qendroje mbi kutite e mbyllura.
A jane qetesuar shpirtrat e tjere ne PS se mos do te kete rrjedhje
PS nuk eshte nje kazerme. Eumlshte nje force e cila ka nje fuqi te jashtezakonshme qe lidhet edhe me faktin se ka shpirtra te trazuar.
A do te ndermerrni nismen per nje mocion mosbesimi ndaj qeverise
Mocionet e mosbesimit jane praktika qe ndiqen normalisht ne jeten parlamentare te vendeve me demokraci te zhvilluara pavaresisht numrave. Nje mocion mosbesimi ne traditen e parlamenteve evropiane eshte nje akt refuzimi i qeverise ne nje moment te caktuar per nje sere arsyesh. Keshtu qe thene kjo mocioni i mosbesimit nuk eshte nje kalkulim numrash por eshte nje gjest politik. Nuk perjashtohet qe ne ta bejme kete dhe nuk do te ishte keq qe ky te behej pjese e jetes parlamentare.
Sipas Kushtetutes ju me mocionin duhet te propozoni edhe emrin e kryeministrit te ri. E keni
Nuk perben asnje komplikim akti qe mocioni te behet me nje emer te caktuar se mocioni eshte nje gjest politik dhe seshte kalkulim. Ne parlamentet evropiane mocionet jane thuajse nje rit dhe thuajse asnjehere nuk kurorezohen me rrezimin e qeverive.
Ne cfare rrethanash do ta beni kete
Une thashe qe nuk perjashtohet nje gje e tille por sot ne nuk kemi ne plan te bejme nje gje te tille.
Cfare vendimi prisni nga Gjykata Kushtetuese per mandatin e Ilir Beqjes
Ska cvendim te marre ajo gjykate sepse kerkesa ka rene nuk ka marre shumicen e prezences. Ka marre vetem 70 nga shumica e te pranishmeve. Ajo kerkese ishte shprehje e deshperimit ne te cilin zhytet perdite e me shume ky pushtet qe vodhi zgjedhjet.
Pertej aritmetikes ne parlament a besoni se zoti Beqaj e ka shkelur Kushtetuten
Zoti Beqaj nuk ka qene anetar i Kuvendit kur ka kryer aktivitetin e tij privat dhe nuk ka ushtruar mandatin e tij ne kohen qe eshte bere nje gare nga kompania e tij. qe eshte nje kompani e ngritur per teknologjine e larte ne Shqiperi nje nga kompanite model ne vendin tone dhe nderkohe kur ka ushtruar mandatin ai vete eshte terhequr bashke me kompanine nga realizimi i ketij projekti dhe nuk ka marre pjese ne fazen e trete. Zoti Beqaj ka qene ne respekt te ligjit dhe Kushtetutes dhe ne saje te edukates qytetare qe e ben ate nje nder perfaqesuesit me te shquar te popullit.
Pse moret pjese ne tryezen e thirrur nga kryeministri Kur e vendoset
Ne kemi deklaruar qe nuk marrim pjese ne nje tryeze per reformen zgjedhore per sa kohe nuk do te behet transparenca e zgjedhjeve te shkuara ne menyre qe zgjedhjet e ardhshme te mos kene te njejtin fat si te shkuarat. Vajtja ime ne tryeze ishte detyrimi im qe ne emer te opozites te mbaja edhe aty qendrimin tone duke dorezuar edhe nje oferte te re per te zgjidhur nje krize qe e mban hapur Berisha por e paguajne te gjithe shqiptaret. Eumlshte shume e rendesishme te kuptohet qe opozita e bashkuar dhe PS do te vazhdoje te kerkojne transparencen dhe garancine e domosdoshme per zgjedhje te lira ne Shqiperi.
Perse ndryshuat mendim nga nje lsquojo e prere qe thate kur ju be ftesa nga Berisha
Une nuk kam ndryshuar asnje mendim. Ne kemi thene dhe e kam perseritur edhe ne tavoline. Ne nuk bejme pjese ne nje tryeze per nje reforme te re zgjedhore ne rast se nuk fillon procesi i transparences per zgjedhjet e kaluara. Vajta ime eshte konfirmim i qendrimit qe Shqiperise nuk i duhet nje ligj tjeter elektoral ne leter por i duhet zbatimi i ligjit.
Sa ka ndikuar zv/Sekretari amerikan Kantrimen ne pjesemarrjen tuaj
Nuk folem asnje sekonde per kete tryeze dhe aq me teper te flitej nese do shkohet apo jo aty. Ka qene nje takim jashtezakonisht i pelqyeshem pasi kam gjetur tek bashkebiseduesi nje njeri me nje njohje te pazakonte te rajonit dhe me aftesi komunikuese te jashtezakonshme.
A ju tha se gabuat duke mos votuar ligjin per Gjykaten Administrative
Jo.
Nese doni qendrimin tim ndaj qendrimit te ambasades se SHBA une e kam thene qe ne jemi shume te keqardhur dhe ndjehemi vertet jo mire qe ky ligj nuk kaloi.
A i kerkuat ndermjetesim per te tejkaluar krizen
Me lejoni te them qe ne ato nivele biseda ka nje tjeter etike nga niveli i tavolinave te kafeneve ne atdheun tone te vogel.
Kur e vendoset te shkonit ne tryeze ne cfare momenti
Nuk kam pasur asnjehere dyshimin se nuk do te isha ne ate tryeze.
Ne rast se do te riorganizohet ajo tavoline do te jem aty perseri per te shprehur te njejtin qendrim per transparence.
Cfare ka oferta e re
Oferta e re eshte bere publike. Do te theksoja faktin se kjo oferte eshte e shkruar e zeza mbi te bardhe mbi rezoluten e PE-se dhe eshte nje hap konkret per te zbatuar rezoluten e PE-se per integrimin e Shqiperise.
Keni hequr dore nga shqyrtimi i fleteve te votimit
Kemi ndare qartazi materialet e votimit dhe fletet e votimit per te cilat shpresoj qe Kryeministri te mbaje fjalen nje here te vetme dhe te mos i preke deri ne vitin 2013.
Kane kaluar 5 dite nga paraqitja e ofertes. Si e shpjegoni vonesen e pergjigjes se zotit Berisha
Defekti me i madh i zotit Berisha eshte mungesa e seriozitetit ndaj ne te tjereve. Ne kemi veprimin tone te planifikuar dhe do te vazhdojme ta shkallezojme sipas planit tone.
Nje here thoni do nisim protestat pastaj i stoponi dhe shkoni ne tryeze. Cili eshte qendrimi real
Njerezit qe perfaqesojne te tjeret ulen ne tryeze edhe kur jane ne lufte me palen tjeter. Te ulurit ne tryeze nuk komprometon as luften dhe jo me nje beteje politike qe ne kushtet tona eshte nje beteje po sngjan me luften. Keshtu qe ajo qe dua te theksoj ne lidhje me veprimin tone eshte se ne jemi te qarte dhe te vendosur per ta cuar perpara kauzen e transparences e cila eshte nje domosdoshmeri per te pasur zgjedhje te lira dhe te ndershme. Shqiperia ka nevoje per nje proces demokratik dhe qeverises qe te jete transparent.
Cfare ofroni tjeter vec pritjes per realizimin e ofertes qe keni bere ne tryeze
Ne e kemi bere oferten tone dhe i takon maxhorances te jape pergjigjen e saj. Protestat jane pjese e perpjekjes sone. Ballafaqimi me kete pushtet te vjedhur eshte nje konstante e perpjekjes sone kudo ne shesh parlament ne studiot televizive perballe qytetareve.
Do te merrni pjese ne procesin e ndryshimit te Kodit Zgjedhor ne rast se nuk do te realizohet kjo oferte qe sa vjen e tkurret
Nuk ka asgje qe sa vjen e tkurret. Ka nje kerkese per transparence dhe ka nje vendosmeri per ta bere kete transparence dhe ka nje vetedije se kjo mund te behet ne rrugen e kompromisit qe nuk i mbyll pergjithnje provat e vjedhjes se 28 qershorit.
A i qendroni premtimit se nuk do merrni pjese ne zgjedhjet e ardhshme pa u bere transparenca
Une nuk kam thene keshtu. Kjo eshte nje enderr qe e shikon Sali Berisha dhe Ilir Meta. Ne nuk do te lejojme berjen e zgjedhjeve te tjera pa u bere transparenca e atyre qe shkuan.
Per dy muaj rresht ndermoret nje stuhi te vertetet publike kunder nje sere protagonistesh te se djathtes. Ka ndonje nje jave sikur keto sulme jane fshire komplet...
Ne kemi ndertuar nje proces transparence i cili ka ne bazen e vet angazhimin qe kemi marre me njeri-tjetrin dhe me publikun per te deshmuar mbi te verteten. Ju kane akuzuar si Mister 20 duke iu referuar nje kontrate te kodrat e Liqenit dhe nje nga biznesmenet sipas zotit Berisha eshte mik i afert i juaji...
Ky eshte problemi qe zoti Berisha ka ngritur gjithe kete akuze dhe sot une nuk kam pare nje perfaqesues te nje media te thote dua te njihem me te gjithe dokumentacionin qe disponon Bashkia e Tiranes per kete ceshtje dhe te trajtoje fund e krye te gjithe problematiken qe prek kjo akuze qesharake por edhe shqetesuese e kryeministrit te vendit i cili ka angazhuar nje fushate balte ne adrese te opozites dhe timen me nje qellim qe te provoje para shqiptareve qe ata skane asnje arsye qe ata te shpresojne per nje ndryshim. Ben ceshte e mundur te provoje se te gjithe i kane duart e pista. Eumlshte nje taktike e njohur eshte nje perpjekje qe nuk eshte e para here qe ndodh ne boten ku jetojme.
Ju a keni kerkuar ndryshim destinacioni te ambienteve nga ambient sportiv ne truall ndertimi per kete projekt
Asnje projekt nuk eshte i fajshem ne vetvete. Asnje veper nuk eshte e fajshme ne vetvete. Ajo qe perben faj eshte korruptimi i procesit te realizimit te nje projekti keshtu qe po te me pyesni a ka ndryshuar destinacioni i nje zone ne Tirane kjo nuk ka lidhje me proven e asnje akuze apo asnje lloj insinuate. Po te me pyesni se clidhje ka nje kontrate e paraqitur nga nje zonje e pushtetit nen akuze ju them qe ska asnje lidhje.
Perse e ka kundershtuar PS projektin per ndertimin e godines se re te parlamentit te Piramida
Piramida e dikurshme e diktatorit keshtu thote edhe zoti Berisha dhe e thote kete me bindjen se i jep te drejte vetes qe ta shembe piramiden a thua se po shemb aty edhe diktaturen. Keto jane mendesi dhe sjellje talebane qe nuk kane lidhje me Evropen ku jetojme sepse me kete mendesi e sjellje i bie qe gjermania te prishe Rajshtagun qe italianet ta shembin parlamentin e tyre ku per nje periudhe kohe ka folur dhe jane rreshtuar ne tryezen e qeverise fashistet i bie qe te shemben te gjitha godinat e ngritura nga regjimet totalitare. Kjo eshte nje marrezi. Kjo nuk ka lidhje fare me ate cka ka nevoje ky vend. Eumlshte njesoj sikur ne ate tavoline ti thosha zotit Berisha si ste vjen turp qe je ulur ne karrigen e Enver Hoxhes apo ke mbledhur tryezen ne zyren ku beheshin mbledhjet e Byrose. I bie qe te shembin edhe godinen e ish-Komitetit Qendror edhe Jozefinen ta nxjerrim nga zyra e Enver Hoxhes. Pastaj ti kthehemi edhe Universitetit se e kane ndertuar fashistet. Po ku eshte pastaj historia e ketij vendi ku jane gjurmet e kesaj historie. Si ka mundesi qe kjo qeveri ka iniciuar kohe me pare nje konkurs nderkombetar edhe me arkitekte u be nje konkurs mjaft i mire dhe ky konkurs u harrua teresisht dhe u hodhen ne lume edhe ato para. Pastaj u hodhen edhe ca miliona euro per tu bere nje teater ne Piramide dhe ajo u zhvesh edhe nga mermeri. Nuk dihet se ku shkuan ato pllaka.
Keta zoterinj nuk erdhen te kerkojne edhe mendimin e Bashkise se Tiranes sepse behet me miratimin e bashkise se Tiranes. Ai plan i bashkise se Tiranes ka edhe godinat duhet te ruhen.
Vizat a jane disavantazh per ju
Nuk eshte nje eveniment te cilin shqiptaret duhet tia dedikojne kesaj qeverie e cila ngeli ne klase per vite me radhe sepse nuk ia dha kete mundesi shqiptareve bashke me te tjeret.
Ju do shkoni me kete koalicion ne zgjedhjet lokale
Se pari zgjedhjet lokale jane ende larg nderkohe qe beteja jone vazhdon. Cdo muaj ne do te kerkojme transparence dhe largimin e kesaj qeverie. Largimi i qeverise dhe zgjedhjet e parakohshme jane e vetmja rruge per ta nxjerre Shqiperine nga kjo krize.
A behet fjale per nje afrim te LSI-se
LSI ka bere zgjedhjen e saj te qarte si paterice e PD-se dhe Ilir Meta ka bere zgjedhjen si pjese e nje koalicioni te dale nga zgjedhje te grabitura.
Nese e prish koalicionin me Berishen a e pranoni
Nuk flasim me nese por me fakte dhe prova te nje jete te perditshme te shqiptareve e cila po rendohet.
A do te kandidoni ju si kryetar bashkie
Kjo eshte nje ceshtje qe do te flasim ne kohen e duhur.
A ju duket normale qe shefi i opozites te kandidoje per kryetar bashkie
Une kam qene shef i opozites kur kam kandiduar edhe per kryetar bashkie.
Akoma se keni vendosur
PS eshte parti e madhe dhe per te treten here e kujtoj nuk eshte kazerme dhe as logo ne doren e nje njeriu te vetem.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›