Dervishi e Kërsteski nënshkruajnë me Shkumbinin
Shkumbini do të hapë sezonin e ri futbolistik 2010- 2211 të dielën në stadiumin kombëtar "Qemal Stafa".
Peqinasit do të përballen me Kastriotin për javën e parë të Kategorisë Superiore. Ndërkohë presidenti Ylli Ndroqi ka bërë edhe dy blerje të tjera për skuadrën që financon. Sulmuesi Roland Dervishi dhe qendërmbrojtësi maqedonas Aleksandar Kërsteski kanë nënshkruar kontrata dy vjeçare me bardhekaltrit. Këta dy futbollistë u bashkohen edhe blerjeve të tjera cilësore të Shkumbinit për sezonin e ri. Peqinasit synojnë pjesëmarrjen në Kupat e Europës dhe titullin kampion.