Pas Mumok-ut vjen Zaketa

Më shumë se 200 vepra nga 24 shtete. Të gjihtë të mbledhur në qytetin e Vjenës, në galerinë e njohur MUMOK. Gjashtë nga 200 artistët e prezantuar ishin nga Kosova. Emrat e tyre janë: Sokol Beqiri, Merita Koci, Dren Maliqi Nurhan Qehaja, Muslim Mulliqi, Erzen Shkolloli. Është fjala për ekspozitën “Gender Check", e cila u hap më 13 nëntor të vitit 2009, ndërsa qëndroi e hapur për 3 muaj. Se si është kuruar kjo ekspozitë, si janë vendosur punimet në MUMOK, mund të klikoni në www.youtube.com/watch?v=sVg-MVI71Ok&feature=player_embedded#.
Ajo çka i lidhi gjithë këta artistë ndërmjet vete ishte tema “Feminiteti dhe maskuliniteti në artin e Evropës lindore”, ndërsa cilësohet si ekspozita e parë e përgjithshme e veprave artistike nga Evropa Lindore që nga vitet e gjashtëdhjeta të shekullit të kaluar.
“’Gender Check’ ndjek ndryshimet në paraqitjen e shembullit mashkullor e femëror në art – në veçanti duke pasur parasysh se zhvillohen në kushte të ndryshme shoqëroro-politike. Ekspozita të cilën e ka iniciuar dhe përkrahur Fondacioni ERSTE dëshmon për marrëdhëniet e ndërsjella specifike ndërmjet artit dhe historisë si nga pikëpamja kronologjike, ashtu edhe nga pikëpamja e qëndrimit tematik”, thuhet nga organizatorët.
Ekspozita “Gender Check” thuhet të ketë lënë gjurmë të mëdha duke përmirësuar kuptimin e gjertanishëm të çështjes së marrëdhënieve gjinore në historinë e artit.
“Gjender Chek” ka arritur për herë të parë të tuboj veprat artistike me temë gjinore, nga Evropa lindore dhe e mesme, çfarë i bënë këto vepra të krahasueshme me tema të njëjta në kontekstin ndërkombëtar “, ka thënë me rastin e mbylljes së ekspozitës Dr. Rajner Fuks, zëvendësdrejtori në MUMOK. Kristina Bohler, drejtoreshë e programit “ Kultura” në fondacionin Erste ka thënë se rreth 60.000 njerëz kanë pasur rastin të vizitojnë ekspozitën.
Pas MUMOK-it, ekspozita shpërngulet në Varshavë ku do të vendoset në galerinë “Zaketa”. Ekspozita në Varshavë do të jetë e hapur nga data 19 mars deri më 13 qershor 2010.