Ranieri: Po na kushton fati i keq

Trajneri i Interit, Claudio Ranieri thotë se humbja 1:0 nga Marseille në të tetën e finales së Ligës së Kampionëve është reflektim i mungesës së fatit.
Goli i Andre Ayew në momentet e fundit të ndeshjes ia shkaktoi ekipit Nerazzurri humbjen e gjashtë nga shtatë ndeshjet e fundit.
“Na mungoi fati, i cili nuk ishte me ne së fundmi. Marseille e shfrytëzoi rastin që iu dha. Ne po kalojmë nëpër një moment negativ. Nuk e meritonim humbjen sonte. Kur gjërat shkojnë keq, ato vërtetë shkojnë keq”, u shpreh trajneri italian, i cili shpëtoi pa u shkarkuar, përkundër humbjeve të njëpasnjëshme.