E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deschamps thërret Del Pieron

Trajneri i Olympique Marseille, Didier Deschamps ka ftuar ish bashkëlojtarin dhe futbollistin e tij nga Juventus, Alessandro Del Piero t’i bashkohet atij në Ligue 1 sezonin e ardhshëm.

37 vjeçari pritet të largohet nga Torino gjatë verës kur do të skadojë kontrata e tij me klubin.

“Kam respekt për atë që ka bërë Del Piero gjatë karrierës së tij. Ai është kampion me të cilin kam pasur fatin të jem bashkëlojtar e më pas edhe lojtar. Nëse do të vendoste të vinte në Marseille, do ta prisja duar hapur” deklaroi Deschamps.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›