E Diel, 1 Nëntor 2026

Në vend të shkarkimit, Wengeri merr 65 milionë euro

Arsenali ende i beson menaxherit Arsene Wenger dhe kryesia e klubit ka ndarë 65 milionë euro për angazhimin e përforcimeve për sezonin e ardhshëm.

Gjiganti londinez nuk ka fituar asnjë titull nga FA Cup më 2005 kurse këtë edicion rrezikon të mos kualifikohet as në Ligën e Kampionëve.

Wenger drejton Arsenalin nga viti 1996 por asnjëherë më tepër se sivjet nuk është përballur me thirrje për largim nga posti. Megjithatë, sipas Daily Mail, francezi do të ketë në dispozicion para për të sjell në skuadër përforcime të nevojshme.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›